Real Madridi është gati të mirëpresë një anëtar kyç të skuadrës së tyre përpara kohës vendimtare të sezonit, që është Eder Militao.
Mbrojtësi brazilian grisi ligamentin e kryqëzuar të përparmë në gusht teksa luante kundër Athletic Bilbao dhe që atëherë, ai ka punuar për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur.
Përparimi i Militaos ka qenë shumë mbresëlënës. Gjashtë muaj pas incidentit dhe operacionit të mëvonshëm, ai tashmë është duke bërë punë individuale me topin.
Sipas rrethit të lojtarit– siç raportohet nga mediumi Relevo – Militao është “praktikisht gati” për të rikthyer në aksion.
Ideja është që Militao të kthehet në stërvitjet në grup në të ardhmen shumë të afërt, me synimin që ai të rikthehet me kohë për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve që do të fillojnë në fillim të prillit – me kusht që Real Madrid të eliminojë RB Leipzig në fazën e 1/8-tës.
Rikthimi i Militaos do të jetë një nxitje e madhe për trajnerin Carlo Ancelottin, pasi reparti i mbrojtjes është më i demtuari.
Real Madridi ka pasur vetëm Antonio Rudiger dhe Nacho Fernandez si opsione natyrale të qendërmbrojtësve gjatë dy muajve të fundit, gjë që do të thotë se Aurelien Tchouameni dhe Dani Carvajal kanë vepruar si opsione rezervë urgjente.
Së shpejti, ata do të fillojnë të kenë thellësinë e duhur në pozicion. /Telegrafi/
Dashi Do e kuptoni me mire gjate kësaj dite se marrëdhënia ne çift nuk i përmbush te gjitha objektivat e…
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë do të…
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në zgjedhjet e sotme parlamentare, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror…
Vetëm dy ditë pasi u dhunua barbarisht në autostradën Tiranë-Durrës, gazetari Elton Tozaj nuk ka hequr dorë nga deklaratat e…
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tha se kjo është fitorja “më e…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin preliminar të zgjedhjeve dhe Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me 49.80 për…