Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka sugjeruar se mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, është lojtari ideal të cilin ai do të donte ta kishte në ekipin e tij.
Para derbit të Mançesterit, tekniku spanjoll e cilësoi Brunon si një ‘lojtar të jashtëzakonshëm’ të cilin e admiron shumë.
“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, veçanërisht për konsistencën për të luajtur çdo ndeshje të vetme në çdo kompeticion të mundshëm, unë e admiroj shumë këtë”, ka thënë Guardiola.
“Ai ëështë një djalosh i cili kur ka topin, diçka do të ndodhë. Në gjuajtje të lira, në ndërprerje dhe në bashkëpunime me sulmuesit, me Garnachon, Rashford dhe të gjithë sulmuesit që ata kanë”.
“Kështu që, çfarë mund të thëm? Ai është një lojtar shumë, shumë i rëndësishëm”, përfundoi Guardiola.
Tifozët e Manchester United në anën tjetër do të shpresojnë se Fernandes do të dëshmojë kualitetin e tij edhe një herë tjetër në derbin e së dielës.
Fitorja e fundit e “Djajve të Kuq” ndaj Manchester Cityt në “Etihad” daton në mars të vitit 2021, andaj ata do të synojnë patjetër që ta thyejnë këtë rekord të padëshirueshëm. /Telegrafi/
Seanca për Ilir Beqajn për dosjen e sterilizimit, është shtyrë për në 15 janar. Ndërkohë Beqaj në fjalën e tij,…
Merkato e janarit mund të sjellë një ndryshim të rëndësishëm për karrierën e sulmuesit Kristian Shpendi, i cili bën mjaft…
Në një takim me bizneset, kryeministri Edi Rama, theksoi se nga viti që vjen do të nisë zbatimi i Paqes…
Ditën e sotme, gjatë një takimi me bizneset për paqen fiskale, kryeministri i vendit Edi Rama, kërcënoi duke thënë se,…
Ish-ministrja e Jashtme dhe Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, aty ku u paraqit mëngjesin…
Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj - Stresi, ka bërë së fundmi disa deklarata…