Categories: sport

Ahmet Haliti rrëfen kujtimet nga Hysi dhe emocionet e trofeut të parë

Episodi i radhës i podcastit “Arena e Yjeve” sjell si të ftuar ish-futbollistin kosovar Ahmet Haliti, i cili ndan rrëfime nga karriera e tij dhe flet për angazhimin e ri në futboll si ndihmës trajner te Ballkani. Ky episod është realizuar me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Gjatë bisedës, Haliti u ndal te vitet kur ishte pjesë e Hysit, duke kujtuar veçanërisht trofeun e parë të fituar me klubin, Kupën e Kosovës.

Të lidhura

None found

Ai tregoi se triumfi, që sipas kujtesës së tij i përket vitit 2009, ishte një përjetim i veçantë, pasi skuadra ishte shumë e re dhe ai vetë ishte në moshë të re. Haliti theksoi se një formacion kaq i ri mund të ketë qenë risi për atë kohë, ndonëse nuk e kujton nëse diçka e tillë ka ndodhur më pas.

Ish-futbollisti vlerësoi nivelin e skuadrës së Hysit, duke e cilësuar atë si një ekip të jashtëzakonshëm. Ai shtoi se periudha 5-6-vjeçare te ky klub i ka lënë kujtime shumë të bukura dhe se gjithmonë është ndier si në shtëpinë e tij.

Episodi i plotë me Ahmet Halitin është i disponueshëm në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.//

të fundit

Futbollisti i Villarrealit plas akuza ndaj Barcelonës: Na e vodhën ndeshjen, ashtu si në Bernabeu

Villarreali është larguar i revoltuar nga “Spotify Camp Nou”, pas humbjes 3-2 nga Barcelona, duke shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj…

13 minutes ago

Evropa drejt një supercikli zgjedhor/ The Guardian: Zgjedhjet e vitit 2027 mund të tronditin themelet e Bashkimit Evropian

Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…

17 minutes ago

Javën e 8-të e mbyllin 30 gola, Luftëtari dhe Bylis B nuk ndalen, Apolonia e përmbush detyrën (REZULTATET)

Kategoria e DytëDitën e sotme, janë zhvilluar 7 ndeshje në Kategorinë e Dytë, mes Grupit A dhe B në javën…

20 minutes ago

Duka zbulon dëshirën për shortin e Botërorit 2028, presidenti i FSHF-së preferon grupin me katër skuadra

Presidenti i FSHF-së dëshiron një grup me katër skuadra për kuqezinjtë, ndërsa për U21 nuk ka kundërshtarë të preferuar: “Janë…

24 minutes ago

Surpriza në Durrës, Teuta mposht Apoloninë dhe merr kreun e renditjes

Teuta vajzaDitën e sotme, është mbyllur java e 8-të në Abissnet Superiore për vajza me ndeshjet Teuta – Apolonia dhe…

1 hour ago

Pa fitues në dramën me tetë gola: Atalanta dhe Interi barazojnë 4-4

Supersfida mes Atalantas dhe Interit ka përfunduar në “paqe”, me dy skuadrat italiane që kanë arkëtuar nga një pikë.Përballja ishte…

1 hour ago