Categories: sport

Ahmataj: Skënderbeu synon fitoren në çdo stadium, emocione para sfidës me Tiranën

Një ditë para përballjes mes Skënderbeut dhe Tiranës, e programuar të zhvillohet nesër në orën 18:30, trajneri i skuadrës korçare, Juljan Ahmataj, foli për mediat në konferencën për shtyp. Ai theksoi rëndësinë e tifozëve për futbollin dhe nënvizoi se ekipi i tij do të kërkojë vetëm fitoren.

Të lidhura

None found

Takimi ndaj Tiranës do të jetë i pari këtë sezon që Skënderbeu do ta luajë në qytetin e Korçës me praninë e tifozëve.

Ahmataj u shpreh se skuadra mezi pret të dalë para mbështetësve të saj, të cilët presin rikthimin e Skënderbeut në nivele të larta. Sipas tij, futbolli luhet për tifozët, të cilët janë një motivim i rëndësishëm për çdo sportist dhe klub. Trajneri korçar deklaroi se ekipi ka punuar fort dhe synon të paraqitet në nivelin më të mirë, ndërsa në çdo ndeshje dhe në çdo stadium hyn në fushë për të marrë 3 pikët.

“Futbolli luhet për tifozët dhe ata janë një shtysë shumë e madhe për çdo sportist e klub. Mezi presim ta prezantojmë skuadrën para qytetit dhe mbështetësve të Skënderbeut, të cilët dëshirojnë që ekipi të rikthehet në nivele të larta. Kemi punuar shumë dhe shpresojmë të zhvillojmë një paraqitje të mirë. Në çdo ndeshje, në çdo stadium ku luajmë, futemi për të marrë 3 pikët. Skuadra do të japë maksimumin. Edhe te sportistët ndihet dëshira për t’u shprehur para tifozëve të tyre, sepse futbolli luhet për tifozët”, deklaroi Ahmataj.

Trajneri foli edhe për mungesën e golave dhe rastet e shpërdoruara në ndeshjet e deritanishme. Ai sqaroi se vetëm në takimin me Dinamon ekipi nuk ka shënuar, ndërsa ndaj Egnatias ka realizuar, por ka humbur shumë mundësi.

“Vetëm në ndeshjen me Dinamon na mungoi goli, ndërsa ndaj Egnatias kemi shënuar, madje kemi shpërdoruar shumë raste. Në të gjitha takimet kemi humbur mundësi të shumta. Kjo është një aspekt që do të përmirësohet në të ardhmen, pasi besojmë se të gjithë lojtarët kanë aftësinë për ta bërë këtë. Në futboll ekzistojnë disa ligje të pashkruara: kur nuk shënon, pëson. Por ka edhe raste kur loja nuk e justifikon rezultatin. Kjo ndodh rrallë, por ndodh. Shpresojmë që në situata të tilla të ketë edhe momente në favorin tonë”, tha Ahmataj.

të fundit

Wirtz zhgënjen te Liverpooli, Bierhoff e imagjinon te Barcelona

Florian Wirtz u transferua verën e kaluar nga Bayer Leverkusen te Liverpooli për 125 milionë euro, por mesfushori gjerman ende…

2 minutes ago

VLEN synon dy poste të reja zëvendësministrash, në qeveri priten ndryshime në nivelin e dytë

Koalicioni VLEN pritet të marrë pozicionet e zëvendësministrave në dikasteret e Shëndetësisë dhe të Politikës Sociale, pas bisedimeve dhe marrëveshjes…

9 minutes ago

Sulm me thikë në një shkollë të Stambollit, tre nxënës plagosen nga bashkëmoshatari 16-vjeçar

Një incident i ri ka ndodhur brenda 24 orëve në një shkollë të mesme në lagjen Esenyurt të Stambollit, pasi…

14 minutes ago

SHBA i kërkon Moskës transparencë për vdekjen e studiueses së murtajës, Trump planifikon bisedë me Putinin

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë më shumë informacion nga Rusia pas vdekjes së një 28-vjeçareje që punonte në Institutin e…

15 minutes ago

Sali: Anëtarësimi në BE duhet të mbështetet te drejtësia, parashikueshmëria dhe meritat

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me zëvendësministren për çështje të Bashkimit Evropian të…

21 minutes ago

Tasholli warns the EU: Kosovars and the diaspora will respond on October 10 in Brussels

Ismail Tasholli nga “Liria ka emër”, e cila njëherit është edhe organizatore e protestave në diasporë, i është kundërpërgjigjur BE-së,…

22 minutes ago