Categories: sport

Ahmataj pas barazimit me Vllazninë: E provuam surprizën, por kështu është futbolli

Vllaznia dhe Skënderbeu e nisën sezonin e ri të “Abissnet Superiore” me një barazim 2-2. Përballja e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” dhuroi spektakël, ndërsa pas përfundimit të saj trajneri i skuadrës korçare, Julian Ahmataj, komentoi paraqitjen e ekipit.

Të lidhura

None found

Ahmataj u shpreh se të gjithë futbollistët që ishin në dispozicion e merituan mundësinë për të luajtur, sidomos në një ndeshje të vështirë si ajo ndaj Vllaznisë. Sipas tij, Skënderbeu ka një organikë më të plotë, por për arsye të ndryshme ekipi u paraqit i cunguar në formacion. Trajneri shtoi me humor se, nëse skuadra do të kishte fituar, do t’u besonte sërish të njëjtëve lojtarë.

“Çdo lojtar që është në dispozicion është pjesë e skuadrës dhe të gjithë e meritojnë shansin. Këtë herë ishte radha e këtyre futbollistëve që të jepnin kontributin e tyre në një duel të vështirë me Vllazninë. Ne kemi një organikë më të plotë, por për arsye që dihen, në ndërtimin e formacionit ishim disi të cunguar. Në fund, fituesit janë ata që qëndrojnë në fushë; po të kishim dalë fitues, do të luaja përsëri me këta lojtarë (qesh)”, tha Ahmataj.

Trajneri korçar theksoi se skuadra duhej të menaxhonte më mirë energjitë, pasi disa prej futbollistëve kishin mbërritur vetëm 3 ditë më parë. Pavarësisht kohës së shkurtër në dispozicion për përgatitje, ai vlerësoi cilësinë e lojtarëve si Bismark dhe Nasr. Ahmataj shpjegoi gjithashtu se, për shkak të mungesës së një lojtari në qendër të mbrojtjes, u detyrua të aktivizonte Bismarkun, ndërsa Shaqe është mbrojtës krahu.

“Duhej të ishim të kujdesshëm me mënyrën se si shpenzonim energjitë, sepse lojtarët që ishin në fushë kishin ardhur në skuadër para 3 ditësh. Me kaq pak kohë jemi përgatitur. Megjithatë, cilësia e tyre është e mirë, si në rastin e Bismarkut dhe Nasrit. Kur ke një problem në një rol vendimtar, si qendra e mbrojtjes, kishim mundësinë të fusnim Bismarkun, ndërsa Shaqe është mbrojtës krahu”, u shpreh ai.

Pas rreth 60 minutash lojë, futbollistët e Skënderbeut fituan ritëm dhe stafi teknik vendosi të ndryshonte mënyrën e organizimit. Ahmataj tha se skuadra nuk kishte më arsye për të kursyer energjitë, pasi kishte krijuar raste të pastra dhe mund të kishte marrë edhe fitoren.

“Pasi kaluan 60 minuta dhe lojtarët hynë në ritëm, bëmë një ndryshim taktik. Gjatë ndeshjes ata fituan besim. Dy golat ishin episode të veçuara nga rrjedha e lojës. Mendoj se nuk kishim më çfarë të ruanim; duhej të përdornim të gjitha energjitë që kishim. Mund të kishim bërë surprizën, por ky është futbolli dhe tani mendojmë për ndeshjen e radhës”, deklaroi trajneri.

I pyetur për ndryshimin e skemës, Ahmataj tha se do ta merrte sërish të njëjtin vendim, pasi ekipi duhej të shfrytëzonte mundësitë që krijoi. Sipas tij, ndryshimi u bë i detyruar dhe u përshpejtua edhe nga rezultati, i cili nuk pasqyronte atë që Skënderbeu kishte dhënë në fushë.

“Do ta bëja përsëri, sepse duhej të provonim shanset tona. Ndryshimi ishte i detyruar dhe u përshpejtua edhe për shkak të rezultatit. Nuk e meritonim një rezultat të tillë, pasi patëm raste të pastra për të shënuar”, u shpreh Ahmataj.

Për paraqitjen e futbollistëve të rinj, trajneri konfirmoi se Grazhdani dhe Nasto janë pjesë e rëndësishme e ekipit, ndërsa kujtoi edhe lojtarët që kanë shpallur kampion Skënderbeun U19. Ai vlerësoi potencialin e tyre, por nënvizoi se u duhet më shumë eksperiencë për të konkurruar në një nivel më të lartë.

“Grazhdani dhe Nasto janë të konfirmuar, por kemi edhe lojtarë që e kanë nxjerrë kampion Skënderbeun U19. Në këtë drejtim kishim siguri, megjithatë atyre u nevojitet më shumë eksperiencë për të performuar në një nivel më të lartë. Potenciali i tyre është shumë i madh”, përfundoi Ahmataj.

të fundit

Yildirim refuzon dorëheqjen e Kartalit pas incidentit me shishen në ndeshjen ndaj Romës

Një situatë e pazakontë ka ndodhur te Fenerbahçe pas barazimit 1-1 ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, me trajnerin Ismail…

4 hours ago

Horoskopi 11 Shtator 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Dashi Marrëdhëniet tuaj personale mund të shtyhen më tej në një krizë të thellë. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të…

4 hours ago

‘I don’t know what to say about the wiretaps’/ Arjeta Puca speaks about Ron Yeffet: will invest 70 million euros

Sipërmarrësja shqiptare e Timak Albania, Arjeta Puca e cila është përfshirë në bashkëpunim me biznesmenin amerikano-izraelit Ron Yefet, ka treguar…

4 hours ago

46-year-old Albanian sentenced to six years in prison in Austria for burglarizing nine homes, damage reaches €40,000

Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me gjashtë vite burg nga drejtësia austriake, pasi u shpall fajtor për një seri vjedhjesh…

4 hours ago

Adrian Gjebeshi, alias Merlika, arrested with a gun and €20,000 at his hotel in Fushë-Krujë

Policia e Shtetit ka vënë në pranga ditën e sotme Adrian Gjebeshin, i njohur edhe si Adrian Merlika. 40-vjeçari është…

4 hours ago

“S’di ça të them për përgjimet”/ Arjeta Puca flet për Ron Yeffet: Do investojë 70 milionë euro

Sipërmarrësja shqiptare e Timak Albania, Arjeta Puca e cila është përfshirë në bashkëpunim me biznesmenin amerikano-izraelit Ron Yefet, ka treguar…

4 hours ago