Categories: sport

Agjenti i Nico Williams shpjegon pse dështoi kalimi te Barcelona

Pas interesimit të Barcelonës gjatë verës, Nico Williams mbeti te Athletic Bilbao. Agjenti i sulmuesit të krahut, Felix Tainta, tha se pengesa vendimtare ishte mungesa e garancisë që futbollisti do të regjistrohej dhe do të mund të luante pa probleme.

Të lidhura

None found

Gjatë podkastit “Los Fulanos”, Tainta foli për klubet evropiane që kërkonin reprezentuesin spanjoll. Deklaratat e tij u raportuan nga gazeta spanjolle Marca.

Sipas tij, Barcelona nisi të interesohej për Williamsin në verën e vitit 2024, pas Kampionatit Evropian. Në garë ishin edhe Arsenali, Bayerni, Liverpooli dhe PSG-ja. Tainta tha se të gjitha këto klube e donin Nicon.

Agjenti shpjegoi se pala e lojtarit nuk mund të pranonte rrezikun e një transferimi pa siguri se ai do të kishte mundësi të luante.

Sipas Mundo Deportivo, pasiguria lidhej kryesisht me problemet financiare dhe kufizimet që mund ta pengonin Barcelonën ta regjistronte Williamsin.

Tainta pranoi se Nico, për shkak të ambicies për të hedhur hapin tjetër në karrierë, e kishte shqyrtuar seriozisht largimin nga Athletic Bilbao.

Në fund, megjithë interesimin e klubeve të mëdha, Williams zgjodhi të qëndronte te Athletic Bilbao dhe nënshkroi një kontratë të re me klubin bask deri në vitin 2035.

të fundit

Fier, i mituri dyshohet se plagosi me thikë në bark punonjësin e një fast food-i

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka plagosur…

3 minutes ago

Pa asnjë fitore këtë sezon, 13 skuadra evropiane mes tyre edhe klube nga ligat e mëdha

Kanë kaluar pothuajse katër muaj nga fillimi i sezonit futbollistik në Evropë, por 13 skuadra ende nuk kanë arritur të…

4 minutes ago

Rreth 1,200 kamionë presin në një kolonë 42 kilometra në mes të bllokadës amerikane ndaj Iranit

Pamje të pazakonta të filmuara nga ajri tregojnë përmasat e krizës së transportit në Iran, ku rreth 1,200 kamionë janë…

4 minutes ago

Grave deputete dhe asambleiste mblidhen për të luftuar dhunën me bazë gjinore

Grupi i Grave Deputete do të organizojë nesër, më 25 nëntor, Asamblenë e Grave Parlamentare dhe Asambleiste, në kuadër të…

6 minutes ago

Tirana bëhet qendra e forumit rajonal për investimet në Ballkanin Perëndimor

Tirana ka mirëpritur Forumin e WB6 për Promovimin e Investimeve, ku përfaqësues të agjencive të promovimit të investimeve nga gjashtë…

24 minutes ago

Chinese technology could be used in up to 75 percent of future European Volkswagen models

“Volkswageni” po e shqyrton seriozisht mundësinë që deri në 75 për qind e modeleve të saj të ardhshme evropiane të…

30 minutes ago