Categories: sport

Adeyemi zbarkon në Barcelonë i shoqëruar nga Loredana, transferimi te katalanasit në prag të finalizimit

Karim Adeyemi ka mbërritur në Barcelonë dhe gjithçka është gati për ta bërë atë lojtarin më të ri të Barçës nën drejtimin e Hansi Flickut.

Sulmuesi gjerman ateroi në kryeqytetin katalanas të mërkurën pasdite, rreth orës 16:30, për të kryer hapat e fundit drejt zyrtarizimit. Në këtë udhëtim ai pati pranë partneren e tij, artisten e njohur shqiptare Loredana.

Të lidhura

None found

https://x.com/Plettigoal/status/2077364480778833977

Mediat spanjolle bëjnë me dije se Adeyemi do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore të enjten dhe, nëse testet rezultojnë pa probleme, nënshkrimi mbi kontratë do të pasojë menjëherë pas ekzaminimeve.

Pas negociatave të zhvilluara me intensitet gjatë ditëve të fundit, Barcelona dhe Borussia Dortmund kanë mbyllur marrëveshjen për kalimin e sulmuesit. Katalanasit do të derdhin në arkat e klubit gjerman 22 milionë euro si pagesë bazë, ndërsa pjesa e bonuseve arrin në 7 milionë euro, çka e çon koston totale të operacionit në 29 milionë euro.

Marrëveshja në parim ishte arritur që një javë më parë, ndërsa ditët në vijim shërbyen për të finalizuar aspektet financiare dhe për të përgatitur dokumentacionin e nevojshëm. Pikërisht për këtë arsye, Adeyemi nuk mori pjesë në përgatitjet parasezonale të Dortmundit, pasi klubi gjerman i dha leje deri në përfundimin e transferimit në Camp Nou.

https://x.com/FabrizioRomano/status/2077408503023403208

Sapo kontrata të mbajë firmën dhe Barcelona ta bëjë publik transferimin, sulmuesi pritet të zbarkojë menjëherë në stërvitje. Planet aktuale flasin për një seancë të parë me ekipin të premten, ndërsa prezantimi para mediave dhe tifozëve do të zhvendoset për javën e ardhshme. Arsyeja lidhet me presidentin Joan Laporta, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara për ndeshjet e Kupës së Botës 2026. Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes do të organizohet sapo ai të rikthehet në Barcelonë.

Me këtë lëvizje, Adeyemi bëhet përforcimi i dytë i skuadrës për sezonin e ri, teksa Hansi Flick vijon të formësojë ekipin për edicionin e ardhshëm.

të fundit

Ramadani: Ndërrimi i pushtetit në Serbi nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës

Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…

3 minutes ago

Nga tentativa për të marrë makinën e motrës deri te arrestimi në malet e Becit: si u kap Albert Sylaj

Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…

4 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 28 Tetor 2026

Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…

17 minutes ago

Horoskopi 28 Tetor 2026/ Zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…

21 minutes ago

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago