Categories: sport

Ademi bashkë me katër futbollistë të Kosovës nga breza të ndryshëm në “Fadil Vokrri

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përcjellë një mesazh emocionues pas mbrëmjes së kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku vuri në dukje lidhjen mes gjeneratave të futbollistëve kosovarë.

Të lidhura

None found

Gjatë kësaj mbrëmjeje, Ademi ishte në shoqërinë e ish-përfaqësuesve Benjamin Kololli dhe Besart Halimi, të cilët kanë kontribuar për fanellën dardane, si dhe të futbollistëve të rinj Leon Frrokaj e Kreshnik Hajrizi, nga të cilët pritet shumë në vitet e ardhshme.

Sipas tij, prania së bashku e futbollistëve që kanë lënë gjurmë dhe e atyre që synojnë ta vazhdojnë këtë rrugëtim dëshmon se të gjithë janë pjesë e së njëjtës histori të Kombëtares së Kosovës.

“Është emocionuese t’i shohësh bashkë breza të ndryshëm të futbollistëve tanë, të bashkuar dhe me të njëjtin pasion për fanellën dardane. Ata që kanë lënë gjurmë në rrugëtimin tonë dhe ata që nesër do ta vazhdojnë këtë rrugë, janë pjesë e së njëjtës histori, e cila vazhdon të shkruhet me fanellën e Kosovës”, ka shkruar Ademi.

Kreu i FFK-së shtoi se kjo mbrëmje përfaqësonte një festë të përbashkët për të gjithë ata që e përfaqësojnë Kosovën dhe qëndrojnë pranë saj.

“Sonte, festuam të gjithë bashkë me Dardanët, për Kosovën! Forca Dardanë!”, përfundoi Ademi.

të fundit

Kukësi mbulohet nga mjegulla e dendur, vështirësohet lëvizja e automjeteve

Mjegulla e dendur ka karakterizuar orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Kukësit, duke mbuluar pothuajse të…

10 minutes ago

Sllaveski: ALTA Banka zgjeron në 15 mijë denarë limitin javor, fondet e klientëve janë të sigurta

Duke filluar nga java e ardhshme, limiti javor për tërheqjet e parave të gatshme dhe pagesat me karta në ALTA…

12 minutes ago

Miqësoret me Luksemburgun dhe Spanjën, Alban Bushi shpall 23 të grumbulluarit e Shqipërisë U-21

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë U-21, Alban Bushi, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore të…

13 minutes ago

Elbasani përballet me Vllazninë me ish-kampionin e Superiores, Rubin Hebaj, në radhët e tij

Në postimin e fundit në rrjetet sociale, klubi i Elbasanit ka shpërndarë foton me banerin e ndeshjes ndaj Vllaznisë, e…

19 minutes ago

Fermin Lopez tregon si ndikuan Xavi Hernandez dhe Hansi Flick në zhvillimin e tij

Fermin Lopez i ka dhënë meritat ish-trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez, dhe trajnerit aktual Hansi Flick për rolet e rëndësishme…

25 minutes ago

Pedestrian dies after being hit by a bus in Pristina

Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë. Siç…

27 minutes ago