LONDON, ENGLAND - MAY 03: Chelsea owner Roman Abramovich looks on as Chelsea win the Premier League title after the Barclays Premier League match between Chelsea and Crystal Palace at Stamford Bridge on May 3, 2015 in London, England. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
Roman Abramovich thuhet se ka pranuar ofertën e Ukrainës për të marrë pjesë në bisedimet e paqes dhe për t’i dhënë fund pushtimit rus të vendit fqinj.
Shumë vetulla u ngritën pasi biznesmeni rus njoftoi vendimin e tij për t’u larguar nga detyrat e tij në krye të Chelsea, pas vendimit të Vladimir Putin për të nisur një operacion ushtarak në Ukrainë.
None found
Sipas “Jewish News”, Ukraina bëri kontakte me Abramovich për t’i kërkuar atij që të ndërmjetësojë në përpjekjen e tyre për të negociuar një zgjidhje paqësore me Rusinë.
“Mund të konfirmoj se pala ukrainase është përpjekur të gjejë dikë në Rusi të gatshëm për t’i ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje paqësore”, tha një zëdhënës i miliarderit rus.
“Ata janë të lidhur me zotin Abramovich përmes komunitetit hebre dhe iu drejtuan atij për ndihmë. Abramovich që atëherë është përpjekur të mobilizojë mbështetjen për një zgjidhje paqësore.
“Megjithëse ndikimi i zotit Abramovich është i kufizuar, ai është i vetmi që u përgjigj dhe mori përsipër të provojë. Nëse kjo do të ketë ndikim apo jo, nuk e di, por jam në kontakt me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy.”/ h.ll/albeu.com
Katy Perry dhe Justin Trudeau janë parë së bashku në Sardenjë, duke vazhduar pushimet e tyre verore në Europë. [...]Read…
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se ministria ka pezulluar nga detyra zyrtarët ndaj të…
Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka deklaruar se klubi anglez nuk pritet të bëjë lëvizje për mesfushorin e Chelseat,…
Temperaturat mbi 31 gradë kanë shtuar paraqitjet në Qendrën Shëndetësore të Belshit. Vetëm gjatë një jave janë trajtuar rreth 50…
Mbi 20 përfaqësues të korit diplomatik morën pjesë në manifestimin qendror për 25-vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të organizuar…
Temperaturat e larta të gushtit kanë ndikuar në shëndetin e popullatës. Përgjatë 24 orëve, në urgjencën e pediatrisë në QSUNT…