Më shumë se 20 përfaqësues të trupit diplomatik ishin të pranishëm në ceremoninë qendrore kushtuar 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Ngjarja u organizua nga Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, e udhëhequr nga ministri Agon Ferati.
None found
Pjesëmarrja e konsiderueshme e diplomatëve tërhoqi vëmendje. Ambasadorë dhe përfaqësues nga mbi 20 misione diplomatike morën pjesë në aktivitetin institucional të mbajtur në Shkup, duke i dhënë përvjetorit një karakter të theksuar ndërkombëtar.
Me zgjedhjen e tyre, diplomatët i dhanë përparësi institucionit kundrejt partisë, shtetit përballë strukturës politike dhe orientimit drejt së ardhmes në vend të figurave të së kaluarës. Thënë shkurt, ata zgjodhën VLEN-in.
Ndërkohë, aktiviteti partiak i BDI-së dhe Ali Ahmetit pati një përfaqësim dukshëm më të vogël nga kori diplomatik.
Kontrasti ishte i dukshëm: faktori ndërkombëtar preferoi një ngjarje institucionale që përcillte mesazhe për të ardhmen dhe brezin e ri, ndërsa manifestimi partiak i BDI-së nuk ngjalli interes të njëjtë te diplomatët.
Në këtë situatë lind natyrshëm pyetja nëse diplomatët po e ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Ali Ahmetit dhe BDI-së.
Nëse më parë pjesëmarrja e ambasadorëve paraqitej si dëshmi e ndikimit politik të BDI-së, tabloja e sotme rezulton krejt tjetër.
Sinjali politik është i qartë: ndikimi diplomatik nuk përcaktohet nga numri i tubimeve të organizuara, por nga përfaqësimi i institucioneve dhe i vizionit për të ardhmen e vendit.
Prandaj, çështja nuk kufizohet vetëm te mungesa e diplomatëve në aktivitetin e Ahmetit. Pyetja kryesore është se kush po shndërrohet në adresën e tyre të re.
Katy Perry dhe Justin Trudeau janë parë së bashku në Sardenjë, duke vazhduar pushimet e tyre verore në Europë. [...]Read…
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se ministria ka pezulluar nga detyra zyrtarët ndaj të…
Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka deklaruar se klubi anglez nuk pritet të bëjë lëvizje për mesfushorin e Chelseat,…
Temperaturat mbi 31 gradë kanë shtuar paraqitjet në Qendrën Shëndetësore të Belshit. Vetëm gjatë një jave janë trajtuar rreth 50…
Temperaturat e larta të gushtit kanë ndikuar në shëndetin e popullatës. Përgjatë 24 orëve, në urgjencën e pediatrisë në QSUNT…
Importi i kafesë në Shqipëri arriti në qershor nivelin më të lartë historik, me 1,600 tonë të importuara në vetëm…