“Ishte maksimumi i maksimumeve”, kështu tha ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania duke shtuar se do kishte dashur të ishte në fushë në përballjen e Shqipërisë me Kroacinë, ku kuqezinjtë barazuan 2-2 përballë një nga skuadrave më të fuqishme.
Cana tha se ndeshja e sotme ishte “maksimumi i maksimumeve”, pasi skuadra me të cilën u përballëm është një nga 3 skuadrat më të fuqishme në 5-6 vitet e fundit.
I pyetur se si do të dalë Shqipëria përballë Spanjës, Cana u përgjigj:
“Po bënë një super performancë si sonte prapë do jetë jashtëzakonisht e vështirë. Ne duhet të bëjmë më të mirën, duhet të kemi edhe pak fatin në anën tonë. Shpresa vdes e fundit. Unë atë që bëmë sonte dua ta kemi prapë”,-tha Cana.
Ndërsa sa i përket pyetjes nëse Shqipëria do e kalojë grupin, Lorik Cana tha:
“Unë jam optimist, 50 me 50 e kalojmë grupin”.
Lëvizja Vetëvendosje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka propozuar për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtin. Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk…
Ish-drejtoresha e Burimeve Njerëzore në kompaninë Astronomer, Kristin Cabot, ka paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj Andrew Cabot,…
Paraditen e sotme, një aksident rrugor është regjistruar në rrugën nacionale Burrel–Klos, ku një automjet është përplasur me një motor.…
Një helikopter u rrëzua pranë Aeroportit Airlake, pranë qytetit Lakeville në shtetin amerikan të Minesotës, dhe nuk pati të mbijetuar…
Ditën e djeshme, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, dhe një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të prokurorisë në vitet…
Sikur të mos mjafonte merkato stratosferike e sapombyllur e verës, Liverpuli po planfikon edhe lëvizjet e së ardhmes. Mbi të…