Lacio do të presë nesër në “Olimpico” Juventusin, në orën 18:00, dhe praktikisht formacioni për sfidën e radhës do të jetë i diktuar nga mjekët e klubit të cilët po luftojnë me kohën për të rimëkëmbur të dëmtuarit.
Pepe Reina ka një problem në muskulin e parakrahut dhe me shumë mundësi spanjolli nuk do ia dalë, duke i hapur kështu vendin Strakoshës për të qenë titullar.
Tomasi sigurisht që duhet ta shfrytëzojë në maksimum këtë rast ndaj “Zonjës së Vjetër”, për të harruar 5 golat e pësuar ndaj Anglisë.
Strakosha duhet të bindë trajnerin Sarri dhe ndoshta edhe drejtorin Tare, që të marrë respektivisht rolin e titullarit dhe pse jo, të ndryshojë situatën me të ardhmen e tij, duke ditur se 26-vjeçari kërkon të qëndrojë te Lacio dhe të ndalojë tratativën me Newcastle.
Ndërkohë lojtari i tjetër i Kombëtarës shqiptare te Lacio, Elseid Hysaj, nuk le dyshime te trajneri Mauricio Sarri, i cili e llogarit pjesë fikse të formacionit mbrojtësin e krahut, për sfidën e nesërme ndaj juventinëve të Allegrit.
Por në rastin e Hysajt, ajo që duhet kuptuar është nëse do të luajë në të djathtë, apo në të majtë, duke qenë se kapiteni i Shqipërisë i mbulon sipas nevojë të dyja krahët e mbrojtjes.
Gjermania nuk pret një sulm rus në territorin e NATO-s nën përgatitjet e një stërvitjeje të përbashkët ushtarake ruso-bjelloruse të…
Këngëtarja Bleona Qerreti ka paditur në Gjykatën e Lartë të Shtetit në Nju Jork, SHBA, Evi Kokalarin. Sipas akt-padisë, një…
Presidenti rus, Vladimir Putin, dërgoi një mesazh kundër Perëndimit lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, teksa qëndroi krah për krah…
Andi Mustafaj ka njoftuar mbrëmjen e sotme vendimin për të lënë postin si drejtues i Departamentit Brain Gain në Partinë…
Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen e parë në kuadër të grumbullimit për ndeshjet ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë. Ekipi…
Një rumun 36-vjeçar i cili po kalonte pushimet në Shqipëri, denoncoi në polici se u dhunua nga disa persona të…