sport

Finale historike, Partizani-Egnatia për titull dhe miliona

Sot në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” futbolli shqiptar shënon një faqe të re në historinë më shumë se njëshekullore.

Partizani dhe Egnatia, dy skuadra shumë të forta, por me histori të ndryshme, përballen në një finale të paprecedentë, që do të vulosë kampionin e këtij sezoni të Kategorisë Superiore. Të dyja erdhën pas grumbullimit të të njëjtit numër pikësh (63) dhe pas kualifikimit në gjysmëfinale në betejat me Skënderbeun dhe Vllaznisë.

Të lidhura

None found

FORCË DHE PRESTIGJ – Gjatë gjithë sezonit nëpër biseda përgjatë emisioneve televizive, në kafene apo edhe në komente në rrjetet sociale një nga dilemat më të mëdha ka qenë se cila mes këtyre dy ekipeve është më e fortë dhe ka organikë më cilësore. Në kushtet kur të dyja kanë barazuar tri ndeshje dhe kanë fituar nga një të tillë gjatë këtij edicioni, të dielën do të vuloset se cila do të mbajë prestigjin e të qenit skuadra më e fortë e këtij sezoni. Partizani synon të 18-in, ndër Egnatia kërkon të parin në historinë e vet.

FINALE MILIONASH – Fituesi i finales së të dielës, njëkohësisht kampioni i ri i Kategorisë Superiore, do të mbulohet në ar. Partizani aktualisht ka arkëtuar 70 milionë lekë të vjetër për renditjen në vendin e dytë pas 36 javëve. Nëse fiton finalen, FSHF-ja do t’i akordojë edhe 100 milionë të tjera si kampione e Shqipërisë. Në Europë të kuqtë do të synojnë grupet, por në rastin më të keq, pra të eliminimit në turin e parë të Champions League dhe në të dytin e Ligës së Konferencës, UEFA do t’i akordonte 960 mijë euro në total. Të gjitha fitimet e sigurta të të kuqve do të shkonin në 1.13 milionë euro. Në rast se shpallet kampione, tek Egnatia të ardhurat do të ishin më të larta.

Rrogozhinasit aktualisht kanë arkëtuar 100 milionë si vendi i parë pas 36 javësh dhe 50 milionë si fituese të Kupës së Shqipërisë. Nëse shpallen kampion marrin edhe 100 milionë të tjera nga FSHF-ja dhe 960 mijë nga UEFA nëse gjithçka shkon keq në Champions dhe Ligën e Konferencës. Në total, fitimet e rrogozhinasve do të shkonin në 1.21 milionë euro. Në këtë përllogaritje nuk janë përfshirë të ardhurat e të drejtës televizive, nga biletat e “Final 4” dhe shpërblimi i bashkisë së Tiranës në rastin e Partizanit.

të fundit

Snopçe: Ndërprerja e seancës së pyetjeve në Kuvend krijon precedent shqetësues për demokracinë parlamentare

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe, thotë se ajo që po ndodh në Kuvend përbën një precedent shqetësues për…

3 minutes ago

Andonovska mohon se ISHP-ja ka kërkuar përjashtimin e fëmijëve të pavaksinuar nga shkollat dhe kopshtet

As Instituti i Shëndetit Publik dhe asnjë institucion shëndetësor nuk ka kërkuar që fëmijët e pavaksinuar të mos pranohen në…

3 minutes ago

Thaçi viziton punimet në rrugën “Sokoli” në Plemetin, teksa në Obiliq vijojnë projektet infrastrukturore

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka vizituar sot punimet në pesë segmentet e rrugës “Sokoli”, në fshatin Plemetin,…

6 minutes ago

Zbulohen mbetje mortore në Brod, identiteti pritet të përcaktohet me analiza të ADN-së

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë gërmimeve që po zhvillohen në kuadër të…

17 minutes ago

Kosova vijon përgatitjet për Izraelin, Ermal Krasniqi mungon në stërvitje

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar edhe një seancë tjetër stërvitore para përballjes me Izraelin.Stërvitjet kanë vazhduar me intesitet të lartë,…

25 minutes ago

Real Madridi rikthen Michael Olisen në fokus, Bayern Munichu kërkon ta mbajë

Real Madridi nuk ka hequr dorë nga transferimi i Michael Olises, pavarësisht se tentimi i tyre për ta sjellë francezin…

25 minutes ago