Archie Gray është lojtari më i ri i Tottenhamit. 18-vjeçari shkëlqeu sezonin e kaluar me Leeds, duke luajtur në 47 ndeshje.
Mesfushori, i cili ka luajtur me të gjitha skuadrat e moshave të Anglisë është prezantuar këtë të martë nga “Spurs”, të cilët besojnë se Gray është lojtari i së ardhmes.
None found
47.2 mln euro shpenzoi Tottenham për të marrë shërbimet e 18-vjeçarit, i cili ka nënshkruar një kontratë që e mban të lidhur me londinezët deri në verën e vitIT 2030.
Archie Gray është formuar si futbollist tek Leeds, por i mjaftoi vetëm një sezon në Championship për të treguar vlerat e tij.
Gray do të kërkojë që të përshtatet sa më parë tek skuadra e Tottenham e të japë kontributin e tij, në mënyrë që “Spurs” të jenë konkurrues.
Sezonin e shkuar, Tottenham e mbylli në vendin e pestë dhe në sezonin e ri do të marrë pjesë në Europa League, duke qenë se Premier League e humbi vendin e skuadrës së pestë që shkon në Champions.
Futbollistët e Vushtrrisë do të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pas bojkotimit të përballjes me Ballkanin,…
Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...
Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…
Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…
Autoritetet braziliane kanë anuluar pasaportat e senatorit, Flavio Bolsonaro, pasi ai nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës së Lartë për dorëzimin…