Juventusi dhe tifozët e tij janë gati që të mirëpresin blerjet e reja javë e ardhshme. Ndonëse nuk ka ende një datë dhe asnjë njoftim nga klubi rekordmen në Itali, nga Argjentina nënvizojnë se Angel di Maria mund të jetë ai që do të zbarkojë edhe përpara Pol Pogbasë.
None found
34-vjeçari tashmë ka rënë dakord edhe për detajet e fundit me “Zonjën e Vjetër”, për një pagë prej 6 milionë eurosh neto, por edhe me një seri të rëndësishme bonusesh që mund ta dërgojë fitimin e argjentinasit deri në 8 apo 9 milionë euro në rast fitoreje të Ligës së Kampioneve.
Di Maria mësohet se i ka mbyllur pushimet e tij në Ibiza dhe tashmë duket çdo gjë gati për t’u prezantuar përpara “popullit” të tij të ardhshëm. Në të njëjtën kohë, Pol Pogba duhet të bëjë rikthimin e tij të bujshëm dhe të hedhë firmën e shumëpritur.
Për francezin ka kohë që kontrata është përpiluar: 3 vite prej 8 milionë eurosh, por që me bonuset do të kapen lehtësisht 10 milionët rrogë. Aktualisht 29-vjeçari po vazhdon të qëndrojë në Majemi, ndonëse ka kohë që ka nisur stërvitjen e personalizuar, pasi kërkon që të jetë sa më në formë për atë që mund të jetë sezoni i rikthimit jo vetëm te Juventusi, por edhe i vetë lojtarit në nivelet që të gjithë e panë në Torino, në aventurën e parë (2012-2016).
Më 5 shtator të vitit 2016, në një mbrëmje historike për futbollin kosovar, një djalosh vetëm 22-vjeçar nisi një kapitull…
Ousmane Dembele ka kujtuar finalen e Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Arsenalit, duke zbuluar momentin që sipas tij…
Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të treguar superioritetin tuaj ndaj disa…
Deputeti socialist Erion Braçe mori pjesë në “Praninë Besnike”, në njësinë 5 të kryeqytetit, e njohur si një bastion i…
Një 15 vjeçar ka humbur jetën pasi është vrarë me armë zjarri nga motra e tij 11-vjeçare, në një tragjedi…
Huthët kanë avancuar me shpejtësi përgjatë bregdetit jugor të Tihamahut në Jemen, duke marrë nën kontroll territore strategjike pranë Detit…