sport

109 ditë pa humbje, Reali duket i pandalshëm, ekipi i Ancelottit është mposhtur në vetëm 1 nga 27 ndeshjet e luajtura

Reali i Madridit po zh villon një sezon vërtet të mrekullueshëm deri më tani. Skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti – italiani ka rinovuar deri në vitin 2026 – është në krye të La Liga-s me 48 pikë – po aq sa Girona – me pesëmbëdhjetë fitore dhe tre barazime në nëntëmbëdhjetë ndeshje. E vetmja ndeshje që Reali ka humbur në këtë sezon është ajo në La Liga më 24 shtator të vitit të kaluar në derbin e Madridit në “Metropolitano” përballë Atletikos.

Që nga ajo sfidë, “los blancos” nuk njohin humbje në të katër kompeticionet ku garojnë, La Liga, Liga e Kampioneve, Kupa e Mbretit dhe tani Superkupa e Spanjës ku kanë mbërritur në finale pas një ndeshje për historinë kundër Atletikos, 5-3, pas kohës shtesë, në Arabinë Saudite. Reali kishte një llogari të hapur me Atletikon pas humbjes në “Metropolitano” në shtatorin e kaluar dhe ka ditur të marrë revanshin me goleadë.

Të lidhura

None found

Që ajo humbje e shtatorit të kaluar kanë kaluar plot 109 ditë që Reali nuk njeh humbje. “Los blancos” janë kthyer në një makineri. Që atëherë, numërohen 20 ndeshje radhazi pa humbje, me një bilanc prej 17 fitoresh dhe tre barazime (Vajekano, Sevilja dhe Betisi). Që nga dështimi i largët i “Metropolitano”-s, të besuarit e Ançelotit kanë fituar 85% të ndeshjeve të tyre në të gjitha kompeticionet.

Një seri e suksesshme i vendos ata si kryesues në La Liga, të kualifikuar në 1/8 e finaleve në Ligën e Kampioneve, duke e mbyllur grupin me pikë të plota, të kualifikuar në Kupën e Mbretit në 1/8 e finaleve dhe në prag të fitimit të titullit të parë të sezonit, Superkupës së Spanjës ku kanë siguruar një vend në finale. /panoramasport/

Tags: real madrid

të fundit

Flick kërkon nga Barcelona afrimin e tre titullarëve të Spanjës

Barcelona përballet me një dilemë sfiduese në planifikimin e skuadrës, pasi Hansi Flick i përcolli presidentit Joan Laporta dëshirën e…

2 minutes ago

Deklarata për “spastrimin etnik” të Kosovës përplas Redi Muçin me Taulant Ballën në Kuvend

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. I pari që ka marrë fjalën ka qenë deputeti Redi Mucci, i…

16 minutes ago

VIDEO/ Broja shpërdoron penalltinë, sulmuesi i Shqipërisë nuk përfiton nga shansi me Burnley-n

Fotomontazh/ Armando BrojaBurnley është mposhtur në miqësore nga amerikanët e Real Salt Lake [...]Read More...

20 minutes ago

Pas zjarreve të vitit 2023, mbi 700 raste mbeten pa analiza në IML

Më shumë se 700 raste, gati gjysma prej tyre vdekje të dyshimta dhe vrasje, po presin analizat laboratorike në Institutin…

20 minutes ago

Paraburgim 30-ditor për çiftin e dyshuar lidhur me vrasjen e Aco Trpovskit

Gjykata Penale ka caktuar masën paraburgimit prej 30 ditësh për bashkëshortët, të cilët Prokuroria i ka akuzuar për vrasje dhe…

21 minutes ago

QMI-Lipjan Road Expansion Under Way, Minister Basha Shares Footage from Construction Site

Ministri i Infrastrukturës Dimal Basha ka bërë të ditur se po realizohet zgjerimi i rrugës QMI – Lipjan (N25). Basha…

24 minutes ago