Categories: kosovë

Pas zjarreve të vitit 2023, mbi 700 raste mbeten pa analiza në IML

Instituti i Mjekësisë Ligjore vazhdon të ketë mbi 700 raste në pritje për analiza laboratorike, ndërsa afërsisht gjysma e tyre lidhen me vdekje të dyshimta dhe vrasje. Laboratori dhe shërbimi i rëntgenit kanë mbetur jashtë funksionit për më shumë se tri vjet, pas dy zjarreve që përfshinë institutin gjatë vitit 2023.

Të lidhura

None found

Si pasojë e mungesës së këtyre shërbimeve, është shtuar numri i rasteve që presin përfundimin e autopsive në rastet e vdekjeve të dyshimta apo vrasjeve. Ndërkohë, autopsitë realizohen në një hapësirë të improvizuar, por nuk mund të kryhen analizat e toksikologjisë, histopatologjisë dhe radiografisë, për shkak se renovimi i sallës së ekzaminimeve ka zgjatur prej vitesh.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Agron Thaçi, ka deklaruar për Radio Kosovën se përfundimi i renovimit pritet të ndodhë më së voni javën e ardhshme.

“Në pritje janë më shumë se 700 raste, nga të cilat rreth 300 janë raste për të cilat Prokuroria ka kërkuar ekzaminim të plotë”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, pas mbylljes së punimeve do të duhet të kryhen testimet dhe kalibrimi i pajisjeve të laboratorit. Këto procedura, siç ka theksuar ai, janë të domosdoshme para se të rifillojnë punën laboratorët e toksikologjisë, histopatologjisë dhe radiografisë.

Radio Kosova ka marrë konfirmim vetëm nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Prokuroria Speciale se ato presin kompletimin e 200 autopsive, për shkak të mungesës së laboratorit dhe rëntgenit.

Thaçi ka bërë të ditur se, me rifillimin e analizave laboratorike, përparësi do të kenë mostrat që aktualisht janë në pritje.

Ministria e Drejtësisë nuk i është përgjigjur kërkesës për raportin e hetimit lidhur me zjarret në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Zjarret ndodhën pak kohë pasi, në dhjetor të vitit 2022, ishte raportuar se nga laboratori i toksikologjisë kishin humbur 12 mostra të lidhura me vdekjen në burg të ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari. Më vonë, rezultoi se mostrat nuk ishin humbur.

Për çështjen e mostrave dhe për zjarret, hetime kishte nisur Prokuroria Speciale, por deri tani nuk është shënuar ndonjë rezultat në këtë rast.

të fundit

VIDEO/ Broja shpërdoron penalltinë, sulmuesi i Shqipërisë nuk përfiton nga shansi me Burnley-n

Fotomontazh/ Armando BrojaBurnley është mposhtur në miqësore nga amerikanët e Real Salt Lake [...]Read More...

1 minute ago

Paraburgim 30-ditor për çiftin e dyshuar lidhur me vrasjen e Aco Trpovskit

Gjykata Penale ka caktuar masën paraburgimit prej 30 ditësh për bashkëshortët, të cilët Prokuroria i ka akuzuar për vrasje dhe…

2 minutes ago

QMI-Lipjan Road Expansion Under Way, Minister Basha Shares Footage from Construction Site

Ministri i Infrastrukturës Dimal Basha ka bërë të ditur se po realizohet zgjerimi i rrugës QMI – Lipjan (N25). Basha…

5 minutes ago

Defence Ministry Cancels Tender for Maintenance of Kosovo Security Force Buses

Pas problemeve të raportuara me transportin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Ministria e Mbrojtjes ka anuluar…

5 minutes ago

US-Serbia Dialogue Opens a New Chapter, with Kosovo in Focus

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se Dialogu Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të…

6 minutes ago

Bozhinovska: Macedonia Moving Towards Inclusion in the Vertical Gas Corridor

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se Maqedonia ka siguruar një ftesë për t'iu bashkuar Korridorit Vertikal të…

6 minutes ago