Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje lidhur me ngjarjen e Shkodrës ku prej ditësh një nënë së bashku me tre fëmijët e saj rezulton e zhdukur dhe dyshohet se i kanë dhënë fund jetës duke u hedhur në lumin Buna, ende në motive të paqarta.
Deri më tani është gjetur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare, nga një peshkatar që ishte në lumë. Polumbarët dhe RENEA prej shumë orësh janë në kërkim të nënës Alma Arazi dhe dy fëmijëve të tjerë, vajzës 6-vjeçare dhe djalit 3-vjeçar.
None found
Ndërkohë policia ka arrestuar bashkëshortin 31-vjeçarin, Ergys Arazi, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij. Motra e 39-vjeçares së zhdukur ka deklaruar në policia se Ergys Arazi ka ushtruar dhunë sistematike në familje. Policia ka hedhur poshtë versionin e parë, në të cilën thuhej se 9-vjeçarja që u gjet e pajetë në lumin Buna kishte shenja dhune.
Në një njoftim të dytë Policia e Shkodrës, deklaroi se ekspertiza mjeko ligjore nuk ka konstatuar shenja dhune tek vogëlushja.
Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kryen inspektime të paplanifikuara në dyqane mishi në Strugë dhe Ohër, gjatë…
Armando Broja/ Burnley - WolvesNuk mund të shkonte më keq për Armando Brojën, në ndeshjen që Burnley humbi me Wolves,…
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, ka folur…
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka publikuar një video nga takimi i Ivica Daçiqit me zyrtaren ruse Maria Zaharova, duke…
Gjithsej 541 kundërvajtje për drejtim automjeti me shpejtësi mbi shpejtësinë e lejuar janë regjistruar në një kontroll të përforcuar aksionar…
Protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama kanë vijuar edhe të premten në Shqipëri, ku studentët dhe nxënësit e gjimnazeve…