Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmijët prej 3 ditësh rezultojnë të humbur. Një prej fëmijëve është gjetur nga një peshkatar në ujërat e lumit Buna. Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja Alma Arrazi kanë humbur jetën.
Ndërkohë polumbarët e forcave Renea ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë. Policia ka ndaluar bashkëshortin shtetasin Ergys Arrazi i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.
Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë dyshohet se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës. Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 8, 6 dhe 4 vjeç. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj të ndaluar nga policia nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me 3 fëmijët që të mbyten në lumë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka kërkuar qytetarëve, sipërmarrësve dhe mbështetësve të PD-së të solidarizohen me protestat studentore.…
Nisin përplasjet dhe tensionet te ministria e Arsimit, studentët ndezin koshat e mbeturinave The post Nisin përplasjet dhe tensionet te…
Këtë të shtunë, protesta e të rinjve në Elbasan, e cila nisi e qetë, nuk ka vijuar e tillë. Gjatë…
Mjeku Ermal Pashaj, i ka drejtuar një thirrje të kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të largohet nga detyra për…
Sopranoja e njohur Inva Mula, ka reaguar përmes një mesazhi publik lidhur me situatën e të rinjve në Shqipëri, duke…
Një student i Stomatologjisë, i pranishëm në protestën e të rinjve, ka përcjellë një mesazh të fortë ndaj klasës politike…