shqiperi

Zgjedhjet lokale/ Berisha tregon se si do e regjistrojë PD-në e drejtuar prej tij në KQZ

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se PD nuk është e ndarë në dy pjesë edhe pse grupimi “Alibeaj” ka deklaruar të shkojë me kandidatët e tij në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një lidhje live në emisionin “Opinion”, Berisha tha se perceptimi i ndarjes së PD në dy pjesë është një skemë e imponuar nga kryeministri Edi Rama.

Të lidhura

None found

Në një kohë që KQZ nuk e njeh ende ligjërish PD e drejtuar prej tij, kryedemokrati tregoi dhe se si do të veprojë për të regjistruar PD për zgjedhjet lokale.

“Ka një parti, nuk jemi dy pjesë. Një skemë e imponuar nga Rama nuk është PD. PD ka një përputhje të plotë me kushtetutën e saj ka përmbushur të gjitha standardet. Ka një grup, por nuk mund të quhet pjesë tjetër e PD, është një grup në PD dhe janë pjesë e PD janë të ftuar të kontribuojnë si deputetët. Ka një kushtetutë, ajo kushtetutë u jep të drejtë deputetëve dhe anëtarëve të kandidojnë në primare dhe të krijojnë fraksione brenda nëse nuk janë dakord me kryetarin. Realiteti është se ka një parti me forumet e zgjedhura nga baza deri në krye. KQZ është i detyruar të njohë partinë e regjistruar më 25 marsi me vendim të gjykatës së Tiranës. Rama ka përpjekje për të konfiskuar flamurin e PD. PD do bëj gjithçka për të çliruar flamurin dhe ne do qëndrojmë kundër tij. Ne do paraqesim vendimin e gjykatës në KQZ. Është në tagrin e këtij komisionit të vendos në përputhje me ligjin ose të bëhet vegël e Edi Ramës”,-tha Berisha./opinion

të fundit

Tirana e Dean Klafuriç ndalet nga Laçi, bardheblutë lëshojnë dy herë epërsinë

Tirana - LaçiAshtu sikurse në Shkodër, edhe miqësorja e zhvilluar në “Selman Stërmasi” mes Tiranës dhe Laçit është mbyllur me…

7 minutes ago

Si i ul BYD kostot e Atto 3, sipas analizës së ekspertëve japonezë

Për vite me radhë, makinat kineze janë perceptuar si produkte me kosto të ulët, por me vështirësi për të konkurruar…

8 minutes ago

WhatsApp prezanton “Scam Alert” për mbrojtje nga mashtrimet

WhatsApp po prezanton një veçori të re sigurie të quajtur “Scam Alert”, e cila përdor inteligjencën artificiale për të identifikuar…

8 minutes ago

Godox C100 sjell kamerën gjysmëtransparente me stil retro për rreth 40 euro

Godox C100 është një kamerë kompakte me një dizajn të pazakontë, e cila kombinon pamjen retro me një kasë gjysmëtransparente…

9 minutes ago

Mashtrimet online, Policia e Shtetit apel qytetarëve: Mos hapni linqet e dyshimta dhe mos ndani të dhënat

Policia e Shtetit ka lëshuar një njoftim zyrtar për qytetarët, duke bërë thirrje për vigjilencë dhe kujdes të shtuar ndaj…

10 minutes ago

Porositë masive të librave të përdorur ngrenë dyshime për trajnimin e inteligjencës artificiale

Diçka e pazakontë po ndodh në tregun e librave të përdorur. Gjatë muajve të fundit, librashitës të pavarur në vende…

10 minutes ago