shqiperi

Zbulohet shtëpi bari në Shkodër, arrestohet 32-vjeçari (VIDEO)

Është arrestuar në Shkodër një 32-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar kontroll në banesën e tij në Shkodër është evidentuar një dhomë që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave elektrike.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e banesës kanë gjetur 20 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në vazo plastike, bimë të dyshuara narkotike në proces tharjeje dhe lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë rreth 1.2 kg, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me pajisjet elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Të lidhura

None found

Njoftimi i policisë:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Qarku”, finalizohet faza e shtatë. Shkon në 34 numri i të arrestuarve.

Kishte përshtatur një dhomë të banesës së tij, për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave elektrike, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

Sekuestrohen gjatë fazës së shtatë: armë, drogë, fidanë narkotikë të kultivuar dhe bimë narkotike në proces tharjeje.

Në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, mbështetur dhe në inteligjencë informative, kanë finalizuar fazën e shtatë të këtij operacioni, si rezultat i së cilës është evidentuar dhe goditur një rast i përshtatjes së ambienteve të banesës, për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave elektrike.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. Sh., në Dajç, Shkodër, në të cilën shërbimet e Policisë kanë evidentuar një dhomë që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave elektrike.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e banesës kanë gjetur 20 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në vazo plastike, bimë të dyshuara narkotike në proces tharjeje dhe lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë rreth 1.2 kg, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me pajisjet elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të kësaj banese është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi M. Sh., 32 vjeç, banues në Dajç, Shkodër dhe materialet procedurale i kaluan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme.

* Gjatë 7 fazave të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Qarku”, janë vënë në pranga 34 shtetas, si dhe janë sekuestruar në total, 270.7 kg kanabis, 476 bimë dhe fidanë kanabisi, dhjetëra doze kokaine, pajisje që shërbenin për përpunimin e kanabisit, 2 armë zjarri, municion luftarak, 1 armë sportive, 4 automjete dhe 16 aparate celulare./albeu.com

të fundit

VIDEO/ Burreli-Kastrioti përfundon në kaos: katër të përjashtuar dhe policia në fushë

Burreli - KastriotiKategoria e Parë për sezonin 2026-2027, ka nisur mjaft e tensionuar, madje ndeshja Burreli – Kastrioti, e zhilluar…

7 hours ago

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 7 Shtator 2026

Dashi Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur për mrekulli mes jush dhe…

7 hours ago

Dramë te Juventusi, Zhegrova i shpëton përfshirjes jashtë listës së Serie A pas sakrifikimit të Milikut

Juventusi ishte shumë pranë marrjes së një vendimi që do të shkaktonte jo pak reagime, pasi ylli i Kosovës Edon…

7 hours ago

Constitutive session to continue on Wednesday, still no certainty over votes for president

Takimet i patën të vazhdueshme. Gjithçka drejt një marrëveshjeje për president. E pas disa herëve bashkëbisedim mes kryetarit të Lëvizjes…

7 hours ago

Conflict in former Park area in Tirana/ 26-year-old man stabbed, 53-year-old suspect escorted to police (NAMES)

Një 26-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e ish-Parkut në Tiranë, pas një…

7 hours ago

Queen Margrethe of Denmark hospitalized, will be under care for the week

Mbretëresha Margrethe e Danimarkës është shtruar në spital pasi nuk është ndjerë mirë, njoftoi Pallati Mbretëror danez të dielën, më…

7 hours ago