shqiperi

EMRI/ Zbulohet magazina me lëndë radioaktive dhe kimike në Kukës, arrestohet 44-vjeçari (VIDEO)

Në Kukës, policia ka zbuluar një magazinë brenda të cilës u gjetën dhjetëra bidona plastikë, ku dyshohet se mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike.

Gjatë kontrollit në këtë magazinë, u gjetën dhe u sekuestruan edhe një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Të lidhura

None found

Ndërkohë që ka ka nisur ekspertimi kimik, për përcaktimin e llojit të këtyre lëndëve, policia ka arrestuar pronarin e magazinës, Durim Mata, 44 vjeç.

Njoftimi i policisë:

DVP Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Artizanati”, sekuestrohen armë, municion luftarak, lëndë radioaktive dhe kimike.

Evidentohet dhe bllokohet një ambient (magazinë), brenda të cilit u gjetën dhjetëra bidona plastikë, ku dyshohet se mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike.

Vijon ekspertimi kimik, për përcaktimin e llojit të këtyre lëndëve.

Gjatë kontrollit në këtë magazinë, u gjetën dhe u sekuestruan edhe një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Arrestohet në flagrancë pronari i magazinës.

Shërbimet policore të DVP Kukës dhe të Komisariatit të Policisë Kukës, të mbështetura nga inteligjenca informative, se në një ambient (magazinë), në qytetin e Kukësit, mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike, si dhe se pronari i këtij ambienti, mbante armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Artizanati”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 44 vjeç, banues në Kukës.

Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë 44-vjeçarin, në ambientin (magazinë) në pronësi të tij, në qytetin e Kukësit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë magazinë, u gjetën dhjetëra bidona plastikë, brenda të cilëve kishte lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike.

Ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore kanë marrë kampione të këtyre lëndëve, me qëllim ekspertimin kimik të tyre, nga ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të Radiologjisë. Vijon puna për të përcaktuar shkallën e rrezikshmërisë së këtyre lëndëve, për shëndetin e qytetarëve, si dhe për të përcaktuar qëllimin e mbajtjes dhe të përdorimit të tyre.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit D. M., u gjetën edhe një armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Strukturat hetimore të DVP Kukës, në bashkëpunim me Institutin e Policisë Shkencore dhe me ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të Radiologjisë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijojnë punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com

të fundit

Tuchel në stol, por jo një Angli e re: “Tre Luanët” vijojnë të ngjajnë me ekipin e Southgate

“Futbolli po kthehet sërish në shtëpi, me Tommy Tuchel”, ishte kënga që dëgjohej jashtë stadiumit në Atlanta, ndërsa mijëra tifozë…

18 minutes ago

Diaspora turns out in extraordinary numbers, protesters arrive at Police Station No. 3: Free the boys! Arrest Rama

Protestuesit kanë mbërritur në komisariatin 3, ku ndodhen personat e ndaluar pas protestës që u mbajt disa ditë më parë…

25 minutes ago

Diaspora brings Tirana to a standstill, flares lit during march as protesters create an atmosphere in the capital’s streets

“Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama jep dorëheqjen” ishin disa nga thirrjet që dominuan protestën e zhvilluar këtë të shtunë…

25 minutes ago

Parashikimi i horoskopit, zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia ne çift do jete shume…

25 minutes ago

Diaspora me pjesëmarrje të jashtëzakonshme, protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat! Arrestoni Ramën

Protestuesit kanë mbërritur në komisariatin 3, ku ndodhen personat e ndaluar pas protestës që u mbajt disa ditë më parë…

30 minutes ago

Marrëveshja e fshehtë për Julian Alvarez, zhvillimi që mund ta afrojë me Barcelonën

Julian Alvarez duket se është gjithnjë e më pranë largimit nga Atletico Madridi, teksa sulmuesi argjentinas beson se klubi do…

42 minutes ago