Kryetari i Partisë Demokratike -Dega Durrës, Ferdinand Xhaferaj, deklaroi sot se sektori i turizmit është prioriteti madhor i programit të Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin “Para dhe Pasuri” të gazetarit Fatos Çoçoli në Ora TV, kandidati i koalicionit të djathtë në Qarkun e Durrësit tha se gjatë katër viteve të ardhshme industria e turizmit do të jetë inkubatori kryesor i punësimit për zonën.
“Nga 8% të peshës së GDP-së që mban sot turizmi, do të rritet në 10%. Do të kemi dyfishim të numrit të punësuarve dhe numrit të turistëve të huaj. Sipërmarrësit durrsakë, me shumë sakrifica, kanë ngritur një infrastrukturë shumë të mirë. Ne kemi hotele dhe shërbime shumë të mira. Ajo që mungon është trajnimi i personelit dhe patjetër infrastruktura që sigurohet nga Qeveria. Që tani janë vendosur lidhjet me institucionet përkatëse brenda Komisionet Europian për të na ndihmuar në këtë drejtim”, theksoi Xhaferaj.
Ai shtoi më tej se verën që kaloi, në mes të sezonit turistik, qyteti ishte i papastruar. “Papastërtia ishte një nga shqetësimet kryesore. Rrugët e qytetit hapeshin në mes të korrikut. Çdo qytet turistik e ka të qartë se kur ndërhyhet në infrastrukturë, ndërkohë që në Durrës kemi pasur një braktisje totale nga ana e pushtetit”, deklaroi Xhaferaj, duke shtuar se ndryshimi në këtë sektor do të ndjehet që në vitin e parë të qeverisjes së djathtë.
Ai foli dhe për situatën e krijuar nga tërmeti, duke theksuar se deri më tani Qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka dështuar plotësisht me programin e rindërtimit.
Pak minuta më parë, një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, në afërsi të fshatit Dovellan. Sipas informacioneve…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq…
Në konferencën e sotme me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për protestat e nisura nga PD,…
Futbolli gjerman është në zi për vdekjen e futbollistit Sebastian Hertner, i cili humbi jetën në moshën 34-vjeçare pasi ra…
Periudha e Krishtlindjeve lidhet tradicionalisht me tryeza familjare e shoqërore, dalje festive dhe vakte të bollshme. Gjatë këtyre ditëve vihet…
Një tjetër përplasje e fortë ka tensionuar atmosferën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Selin dhe Lorna janë…