shqiperi

Xhaferaj: Droga pushtoi edhe bastionin e fundit në Shqipëri, ushtrinë

Në lidhje me kanabisin e kapur ditën e djeshme në repartin ushtarak në Zall Herr ka reaguar deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferaj.

Përmes një postimi në Facebook, Xhaferaj shkruan droga tashmë ka pushtuar dhe bastionin e fundit ku mendohej se ndërkombëtarët kishin implementuar një standard perëndimor të funksionimit, po përdoret për kultivimin e kanabisit. Ai gjithashtu ka treguar skemën sesi ka ndodhur kjo.

Postimi i deputetit:

Droga pushton bastionin e fundit në Shqipëri, ushtrinë!

Trafiqet dhe korrupsioni kanë minuar gradualisht të gjitha institucionet shqiptare duke zhbërë turpshëm asistencën ndërkombëtare për ndërtimin e shtetit ligjor në Shqipëri, ndërsa dosja e SPAK “Metamorfoza”, ku kupola e Policisë ishte vënë në shërbim të krimit, e konfirmon më së miri këtë.

Por, sëfundmi u konstatua se edhe infrastruktura e ushtrisë, bastioni i fundit ku mendohej se ndërkombëtarët kishin implementuar një standard perëndimor të funksionimit, po përdoret për kultivimin e kanabisit.

Të gjithë mund të pyesin se, si është e mundur që ushtria shqiptare, aq shumë e përfshirë në trajnime, asistence dhe bashkëpunim me ushtritë e vendeve të tjera anëtare të NATO-s, të përfshihet në kultivimin e kanabisit?

Përgjigjja gjendet tek një shprehje e njohur në romanin “Dhe Lind Dielli” të Ernest Hemingëay, kur një nga personazhet, i quajtur Mike Cambell, u pyet se si falimentoi, ai dha përgjigjen: “Në dy mënyra, gradualisht pastaj menjëherë”.

Duket se sipas së njëjtës skemë po falimentojnë edhe investimet ndërkombëtare për stabilitetin e gënjeshtërt në Shqipëri.

Është fakt i ditur se regjimet despotike mund të prodhojnë vetëm ‘paqen e varrezave’ ku dhuna për të imponuar heshtjen janë parimi dhe qëllimi i regjimit.

Dhuna brutale e Rrahjeve në Fushë-Krujë apo e shoqëruesit të Kryetares së Kuvendit në Sukth, të Durrësit, janë edhe evidenca më e fundit.

Të gjithë duhet të bëjmë kujdes sepse Shqipëria po marshon drejt skemës: Gradualisht, pastaj menjëherë!

të fundit

Tregtonin fishekzjarre, arrestohen tre pronarë marketesh. Policia apel qytetarëve: Mos përdorni lëndë piroteknike!

Tre pronarë marketesh në Kombinat, Kamzë dhe Krujë janë arrestuar. Policia bën me dije se në subjektet e tyre u…

42 minutes ago

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor “Duo”, arrestohen 2 autorë të dyshuar të disa vjedhjeve

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Duo”, në kuadër të veprimeve për zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen…

58 minutes ago

Kërkesa për arrestimin e Ballukut/ Detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, opozita kërkon USB-në, PS: Provat e SPAK nuk dalin nga salla!

Dalin detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve. Mësohet se opozita kërkon të marre USB me provat dhe ta shqyrtojë…

2 hours ago

Rama: Mungesa e kamerave pranë shkollave rrit rrezikun për të miturit

Kryeministri Edi Rama në aktivitetin “Smart city Albania” ka folur në lidhje me zbatimin e projektit për instalimin e një…

2 hours ago

PROTESTA E 22 DHJETORIT/ Berisha me aleatët: Kjo është një diktaturë më e egër se në ’91-in! “AKSHI-GATE”, rrëmbyen 3 persona, për Gerond Meçen …

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, në selinë…

3 hours ago

THELLOHET SKANDALI “FRIGO FOOD”/ 37.895 kg “Wudy” me bakterin e rrezikshëm kontrabandë, institucionet “mbyllin sytë”

Skandali ushqimor i subjektit “Frigo Food”, me administrator z. Sokol Meqemeja, nuk ishte një incident i izoluar, por një alarm…

3 hours ago