shqiperi

Vrau veten pas pezullimit nga detyra, Balla flet për nënkomisarin që qëlloi veten në zyrë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ngushëlloi familjen e nënkomisarit, Arben Pjeçi, i cili vrau veten në Komisariatin e Durrësit disa ditë më parë.

Balla nënvizoi se, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë po bën verifikimet e veta dhe AMP po bën verifikimet e veta për këtë ngjarje.

“Prej atij momenti të parë, bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm, kemi bërë të gjitha verifikimet tona, edhe si koleg, por edhe si qytetar, se kush janë shkaqet që e kanë çuar në atë vendim. Të them të drejtën nuk na dha mundësinë që ta merrnim në konsideratë një ankesë prej tij, qoftë për faktin që Policia e Shtetit ka qenë e detyruar të zbatojë një vendim gjykate.

Por na duhet një përkujdesje më e madhe dhe një komunikim më i hapur dhe më miqësor me çdo punonjës Policie në të gjitha nivelet për të kuptuar në fakt edhe problematika të tjera, që ndoshta nuk lidhen me punën e policisë, edhe një qasje tjetër të shërbimit me psikolog.

Mos harroni asnjëherë, punonjësit e Policisë janë ata që nuk kanë asnjëherë as orar dhe më takon mua t’i jap një zgjidhje përfundimtare historisë së mospagesës së orëve jashtë orarit. Kemi bërë një zgjidhje të parë për pagesën e ushqimit, më në fund, por duhet të japim zgjidhje të tjera.

Mos harroni që punonjësit e Policisë janë të parët që thirren për çdo lloj problematike. Se bie zjarr, se bie shi, se përmbytet e problematika të tjera, Policia e Shtetit është e para që mbërrin. (Edhe gazetarët). As e vë në dyshim që edhe ju keni të njëjtat le të themi, por unë nuk jam ministri i gazetarëve, jam ministri i Brendshëm. Ju e dini që e respektoj shumë punën tuaj”, theksoi Balla.

të fundit

Djali i Sokol Olldashit kritikon Foltoren e Berishës: Shohim të flasin disa fytyra që na bëjnë për të qeshur e të ulim kokën!

Në takimin e Foltores së radhës me të rinjtë e Forumit Rinor Demokrat me kryetarin e PD, Sali Berisha, i…

3 minutes ago

“Ju paguani tarifat më të larta për shkollimin”/ Berisha: Edi Rama riktheu standardet e diktaturës komuniste për universitetet

Lideri i opozitës tha se studentët paguajnë sot tarifat më të larta për shkollimin. Gjatë fjalës së tij në takimin…

29 minutes ago

“Ina e lehtë, po del shumë keq”, Olta Sheta: Pëlqen djemtë e paedukatë, Keijsi arrogant

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Olta Sheta, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet…

48 minutes ago

“Nuk u njoftova për procesin”/ Zbardhet shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Vendimi i 2005-s nuk mori formë të prerë

Shkresa e Irena Gjokës drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor është zbardhur. Në shkresë, Gjyqtarja e GJKKO tregon përplasjen me autoritetet…

1 hour ago

Dialogu Serbi-Kosovë, Sorensen: BE-ja pret nga komisioni i përbashkët ta sqarojë fatin e personave të zhdukur

Peter Sorensen, i dërguari evropian për dialogun, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) ka pritshmëri të mëdha nga një komision…

1 hour ago

Protestë e PD para Kryeministrisë, policia bllokon disa rrugë në Tiranë: Thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e paligjshme

Policia ka bërë të ditur marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për mbarëvajtjen e protestës së…

2 hours ago