shqiperi

Vrau bashkëfshatarin dhe tentoi të arratisej në Greqi, para Klodian Keqit, policia arrestoi dy personat që e ndihmuan të kalonte kufirin

 Klodian Keqi, autori i vrajës së 55-vjeçarit Luan Hushi në fshatin Zgërdhesh të Fushë – Krujës, është arrestuar mëngjesin e kësaj të premteje në tentativë për t’u larguar drejt Greqisë.

Mësohet se policia fillimisht ka pasur informacione për dy rinj që do të transportonin Keqin drejt Sarandës duke e strehuar fillimisht një një pallat në lagjen Nr.4.

Të lidhura

None found

Kanë qenë pikërisht dy të rinjtë që kanë rënë të parët në prangat e policisë, ku në automjetin e tyrë është gjetur edhe pasaporta e Keqit.

Dyshohet se të arrestuarit kanë treguar vendin e ku e kanë lënë për herë të fundit Klodian Keqin, ndaj operacioni ka vazhduar gjatë mbrëmjes, ndërsa autori është kapur në orët e para të mëngjesit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Horizonti”. Tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, për në shtetin grek, me qëllim fshehjen, pasi vrau me armë zjarri një 55-vjeçar, shërbimet e Policisë, pas 48 orë kërkimesh, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 40-vjeçarit.

Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Në pranga edhe 2 shtetas të tjerë që e ndihmuan autorin e dyshuar, për të kaluar kufirin për në Greqi.

Shërbimet Operacionale të DVP Durrës dhe strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë, pas 48 orë kërkimesh dhe ndjekjeje me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes me armë zjarri të 55-vjeçarit, bënë të mundur që mbrëmjen e djeshme të lokalizonin në Konispol të Sarandës, autorin e dyshuar të ngjarjes.

Falë organizimit të operacionit policior të koduar “Horizonti”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, në Konispol të Sarandës, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin:

-K. K., 40 vjeç, për veprat penale “Vrasja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Gjithashtu, shërbimet e policisë, së bashku me 40-vjeçarin, kapën dhe arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, edhe shtetasit: L. K., 25 vjeç dhe L. Gj., 30 vjeç, të cilët po shoqëronin dhe ndihmonin autorin e dyshuar për t’u larguar nëpërmjet kufirit të gjelbër për në shtetin grek.

Shtetasi K. K., më datë 10.08.2022, rreth orës 09:45, pas një konflikti për dru zjarri, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zgërdhesh, Krujë, plagosi me armë zjarri shtetasin L. H., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën në spital.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje./albeu.com

 

të fundit

Afrim Gashi: The ruling against former KLA leaders does not end the pursuit of justice

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve…

7 seconds ago

Gurë mbi objektin e Qeverisë së Kosovës, protestuesit thyejnë xhamat

Protestueit kanë gjuajtur me gurë objektin e Qeverisë së Kosovës duke thyer xhamat e saj. Ndërkaq, disa nga protestuesit që…

32 seconds ago

Branko Azeski: Innovation and exports are the key to survival for Macedonian businesses

Inovacionet janë e ardhmja dhe çelësi që kompanitë të Maqedonisë të fitojnë një avantazh ndaj kompanive evropiane dhe atyre globale…

34 seconds ago

Richard Grenell reagon ndaj aktgjykimit të Gjykatës së Hagës

Emisari presidencial i Trumpit, Richard Grenell, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale. Grenell ka thënë se kryeministri Albin Kurti…

57 seconds ago

Pas vendimit të Speciales, Altin Krasniqi viziton të atin: Të fortë e krenarë, dënimi është për popullin

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqi, ka njoftuar se ka vizituar këtë të fundit, pas vendimit të gjykatës speciale sot,…

1 minute ago

Daçiç: Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së përforcon qëndrimin e Serbisë

Serbia reagoi ndaj vendimit të Hagës përmes zëvendëskryeministrit, Ivica Daçiç, i cili, menjëherë e përshkroi si konfirmim të pretendimeve të…

2 minutes ago