Richard Grenell, emisari presidencial i Trumpit, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale, duke i kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të ndërmarrë hapa të shpejtë për shpërbërjen e saj. Sipas tij, në këtë nismë Kurti duhet të mbështetet edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
None found
Grenell e cilësoi të turpshëm dënimin që Gjykata e Hagës i shqiptoi Hashim Thaçit për një luftë të zhvilluar 25 vjet më parë.
Ai deklaroi se askush nuk është i mbrojtur nga gjykatat ndërkombëtare, në të cilat, sipas tij, elitat akademike marrin vendime politike. Grenell pretendoi se tre gjyqtarët dhe prokurori amerikan janë të gjithë të majtë ekstremë dhe se ata nuk i morën parasysh këshilltarët e Bill Clintonit, të cilët, siç tha ai, e kishin bërë të qartë se Thaçi nuk e drejtonte luftën.
Sipas Grenellit, gjyqtari zviceran Guénaël Mettraux ishte në të vërtetë udhëheqësi, ndërsa i shpërfilli çështjet ligjore dhe zgjodhi në vend të tyre politikën e Jack Smithit.
Ai kërkoi që të gjitha këto gjykata të financohen më menjëherë, ndërsa bëri thirrje që Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së dhe Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche të reagojnë pa vonesë. Grenell tha se amerikanët po paguajnë për këto ndjekje penale politike dhe se kjo duhet të marrë fund.
Në reagimin e tij, Grenell i kërkoi edhe Albin Kurtit të veprojë shpejt për shpërbërjen e kësaj gjykate të huaj. Ai u bëri thirrje anëtarëve të Parlamentit që të bashkëpunojnë me Kurtin për ta realizuar këtë, duke theksuar se Kosovës nuk i nevojitet një gjykatë në Holandë.
Ministria e Jashtme e Kroacisë përmes një reagimi zyrtar kanë thënë se janë në dijeni të aktgjykimit të Hagës për…
Personazhet e njohur të ekranit kanë reaguar përmes postimeve në rrjetet sociale në lidhje me aktgjykimin që u dha sot…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve…
Protestueit kanë gjuajtur me gurë objektin e Qeverisë së Kosovës duke thyer xhamat e saj. Ndërkaq, disa nga protestuesit që…
Inovacionet janë e ardhmja dhe çelësi që kompanitë të Maqedonisë të fitojnë një avantazh ndaj kompanive evropiane dhe atyre globale…
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqi, ka njoftuar se ka vizituar këtë të fundit, pas vendimit të gjykatës speciale sot,…