Rënia e ndjeshme në sektorin e blegtorisë pasqyron zhvillimet social-ekonomike gjatë viteve të fundit në Shqipëri. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë për ulje të ndjeshme të numrit të bagëtive, kryesisht gjatë tre viteve të fundit. Kështu, numri i gjedhëve u pakësua me 65 mijë krerë, delet me 186 mijë, ndërsa numri i dhive u pakësua me 50 mijë krerë.
Drejtori i Programit të Mbështetjes së Zonave Rurale, Petrit Dobi, i tha Zërit të Amerikës se emigracioni ka patur një ndikim të thellë në sektorin e blegtorisë.
None found
“Jo vetëm të dhënat statistikore, por të gjithë ne që punojmë në zonat rurale dhe që kemi kontakte me këto zona dhe barinjtë, e shikojmë këtë ndryshim. Është një ndryshim i madh, veçanërisht vitet e fundit duke filluar nga pandemia. Si duket, njerëzit kanë menduar seriozisht për të bërë një ndryshim në jetën e tyre dhe fakti që këto popullata në zonat e vështira për të jetuar nuk janë mbështetur, është një nga arsyet kryesore që popullsia ka lëvizur dhe ky aktivitet, blegtoria, po braktiset”, thotë ai.
Drejtori i Programit të Mbështetjes së Zonave Rurale, Petrit Dobi, thotë se largimi i njerëzve, veçanërisht i të rinjve nga zonat malore, po ndikon drejtpërsëdrejti në rënien e sektorit të blegtorisë, por edhe pamundësinë e transmetimit të një kulture të veçantë, të ndërtuar ndër shekuj, siç është ajo e barinjve.
“Barinjtë janë ata që kanë krijuar një kulturë të tërë që lidhet jo vetëm me prodhimin bujqësor, por edhe me nënproduktet. Djathërat e ndryshëm; mishavina në veri, ose salca e shakullit në jug, janë krijuar nga barinjtë, nuk janë krijuar nga teknologët. Po ashtu mund të themi që instrumentat, veglat e punës, këmborët, fyelli ose gajdja janë instrumenta të krijuar nga këta njerëz. Dhe me këtë lidhet edhe folklori shumë i pasur”, thotë ai.
Përveç emigracionit dhe largimit të një pjese të madhe të banorëve nga zonat malore, sipas profesor Arsen Proko, në sektorin e blegtorisë kanë shfaqur ndikimin e tyre edhe ndryshimet klimatike, pasi pjesa më e madhe e kullotave janë në zona shumë të ndjeshme nga këto ndryshime.
“Dihet që temperatura mesatare vjetore është rritur me 1.5 gradë çka do të thotë që pylli i ahut do të ngjitet 200 metër më lart. Kështu që kullotat alpine do të ngushtohen. Natyrisht që ka edhe plane menaxhimi të përshtatshme në kushtet e ndryshimeve klimatike. Por, përgjithësisht kullotat vuajnë nga keqpërdorimi më shumë. Ka shumë bimë të rralla të kërcënuara nga aktiviteti i njeriut”, thotë profesor Arsen Proko.
Për profesor Prokon, zjarret thuajse të përvitshëm, sidomos në zonat malore ku gjendet pjesa më e madhe e kullotave, ndikojnë drejtpërsëdrejti me ecurinë e sektorit të blegtorisë.
“Edhe zjarret janë një nga fenomenet shumë negative që influencojnë në degradimin e kullotave. Prandaj kjo është një çështje shumë e rëndësishme me të cilën duhet marrë për të bërë restaurimin e vegjetacionit të kullotave”, thotë ai.
Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2020 Shqipëria kishte një fond prej 478 mijë hektarë kullota, ndërsa tre vite më pas, kjo sipërfaqe u zvogëlua me 29 mijë hektarë, çka dëshmon për ndikimin e thellë dhe të shpejtë në sektorin e blegtorisë të ngrohjes globale, zjarreve në pyje dhe kullotave si dhe veprimtarisë njerëzore në dëm të mjedisit natyror./VOA
Një pjesë e drunjve që u rrëzuan gjatë motit të fortë të fundit në Shkup nuk do të përfundojnë si…
Lideri i LVV-së, Albin Kurti, përmes një letre drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i ka ofruar…
Pas takimit të radhës ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,…
Ministri në detyrë i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, njëherit deputet i VV-së, Andin Hoti ka…
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas njoftimit të Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës konstituive për ditën e…
Policia e Kosovës ka publikuar pamjet nga arrestimi i të dyshuarit për krime lufte me inicialet J.R. Përmes një postimi…