Qeveria shqiptare ka miratuar tarifën e reduktuar për dhënien në shfrytëzim nga ana e Ministrisë së Kulturës, të disa ambienteve në objektin “Rezidenca Qeveritare, vila 31 Tiranë”, ose siç njihet ndryshe ish- vila e Enver Hoxhës, për realizimin e projektit kulturor “Vila Art Rezidencë Tirana”.
Në vendimin e miratuar nga qeveria, vlera e tarifës së shfrytëzimit të ambienteve të objektit “Rezidenca Qeveritare, vila 31 Tiranë” do të jetë në masën ekuivalente të shpenzimeve për furnizimin me energji elektrike dhe ujë, si dhe koston e mirëmbajtjes e të trajtimit të këtyre ambienteve gjatë gjithë periudhës së dhënies në shfrytëzim për këtë projekt.
Vendimi i qeverise
MIRATIMIN E TARIFËS SË REDUKTUAR PËR DHËNIEN NË SHFRYTËZIM TË DISA AMBIENTEVE NË OBJEKTIN “REZIDENCA QEVERITARE, VILA 31 TIRANË”, PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT KULTUROR “VILA ART REZIDENCË TIRANA”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 8, të kreut III, të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1.Miratimin e tarifës së reduktuar për dhënien në shfrytëzim Ministrisë së Kulturës të disa ambienteve në objektin “Rezidenca Qeveritare, vila 31 Tiranë”, për realizimin e projektit kulturor “Vila Art Rezidencë Tirana”.
2.Vlera e tarifës së shfrytëzimit të ambienteve të objektit “Rezidenca Qeveritare, vila 31 Tiranë” do të jetë në masën ekuivalente të shpenzimeve për furnizimin me energji elektrike dhe ujë, si dhe koston e mirëmbajtjes e të trajtimit të këtyre ambienteve gjatë gjithë periudhës së dhënies në shfrytëzim për këtë projekt.
3.Ngarkohen Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe Ministria e Kulturës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.
Pas spektaklit të mbrëmshëm, Elijona dhe Klodi kanë pasur një debat të fortë, ku duket se tensionet mes tyre kanë…
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka folur lidhur me protestën e fundit të opozitës ku për shkak të tensioneve, u…
Gjatë debatit në grupin parlamentar të EPP-së në Strasburg mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin për ‘terapinë konvertuese’, kryetari i…
Pas gati dy dekadash në arrati, është arrestuar sot 52-vjeçari Besim Sherifi, i dyshuari kryesor për vrasjen trefishte të anëtarëve…
Familja e Mal Retkocerit ka shprehur shqetësimin e thellë për gjuhën fyese dhe denigruese të përdorur nga Rogert Sterkaj gjatë…
Pas gati dy dekadash në arrati, është arrestuar 52-vjeçari Besim Sherifi, i dyshuari kryesor për vrasjen trefishte të anëtarëve të…