shqiperi

Vendi me “sy të mbyllur”/ Nesër është vonë…

Nga Taulant Halili /AlbEu.com/

“Një fëmijë që fle rritet, një shtet që fle vdes”, kjo është një nga frazat që ka ngelur në mendjen e çdo shqiptari që ka parë filmin “Nëntori i Dytë”, ku aktori i madh Sandër Prosi interpreton rolin e “Babait të Pavarësisë”, Ismail Qemali.

Të lidhura

None found

Por me ndryshimin e kohërave mesa duket ka ardhur momenti të ndryshohen edhe frazat.

Ndërsa dikur një fëmijë etiketohej rrugaç, se linte një orë mësimi apo se pinte një cigare (duhan burrash) fshehurazi prindit, sot këto janë krejt normale, madje në shoqërinë e sotme cilësohen trendy.

Fjalori banal, tymi i cigares, hashashit, kanabisi, apo dhe drogërat e fundit siç janë ato me anë të tollumbaces me azot, sot kërcënojnë frikshëm deri në shkatërrim jetën e çdo fëmije në Shqipëri.

As më pak e as më shumë, por vajza adoleshente të moshave 14-15-vjeç ishin kryefjala e rrjeteve sociale gjatë ditës së sotme, pasi ato u filmuan duke i kaluar njëra-tjetrës tollumbacen me azot.

Video me momente rrëqethëse, kur një nga vajzat plaset në tokë si top llastiku, pasi nuk përballoi sasinë e drogës që kishte futur në trup.

E ajo që e bën edhe më alarmante situatën, është se sot droga nuk konsumohet në fshehurazi prindit, apo cepave të pallatit, por pranë institucioneve arsimore, aty ku prindërit dërgojnë fëmijët e tyre të marrin dije.

I kujt është faji?

Shpesh jemi mësuar dhe kemi dëgjuar se faji është gjithmonë jetim, por jo në këtë rast. Këtë herë faji është i të gjithëve, i prindit në radhë të parë, që para edukimit të fëmijës ka vënë paratë, karrierën, rehatinë.

Është faji i sistemit arsimor, ku mësuesi nënvlerësohet aq sa në degët e mësuesisë përfundojnë ata që edhe pesën e kanë marrë me mik.

E ka fajin shoqëria që shembull sot ka të fortin, harbutin, trafikantin, e që intelektualin e tall dhe e bullizon çdo ditë.

E ka fajin politika, ku të fortët e të pashkollët miratojnë ligje për akademikët e doktorantët.

E ka fajin media, ku imazh ka shalët dhe jo mendjen, ku gjoksi vlen më shumë se pena, e ku silikoni vlerësohet më shumë se gërma.

E ka fajin edhe komshia/u, që hesht ose kënaqet kur shohin fëmijën e tjetrit që në vend të librave në çantën e shkollës ka hashash, e në vend të stilolapsit mbajnë thika e pistoleta.

E nëse Sandër Prosi sot do të ishte gjallë, mbase në rolin e radhës do të thoshte: “Një fëmjë që drogohet, do të degradojë të ardhmen e shoqërisë”.

Por ajo që e bën edhe më lebetitëse situatën është se të gjithë flasin, japin mend e zgjidhje në media e kudo, por askush nuk vepron.

të fundit

Abdixhiku: LDK will not incite citizens against one another after tensions in Parliament

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar edhe për tensionet e djeshme në Kuvend. Ai ka thënë…

2 hours ago

Abdixhiku: LDK-ja nuk do t’i nxisë qytetarët përballë njëri-tjetrit pas tensioneve në Kuvend

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar edhe për tensionet e djeshme në Kuvend. Ai ka thënë…

3 hours ago

Divjaka Protests for the 18th Consecutive Day Against the Socialist Party’s Proposal to Merge the Municipality with Lushnja

Divjaka ka dalë në shesh në ditën e 18 për të kundërshtuar projektin e reformës që shkrin bashkinë me Lushnjen.…

4 hours ago

“Duam sezon të madh”, Thibaut Courtois zbulon edhe kërkesën e veçantë të Jose Mourinhos

Thibaut Courtois ka zbuluar kërkesën kryesore të Jose Mourinhos për futbollistët e Real Madridit gjatë fazës përgatitore, duke treguar se…

4 hours ago

Horoskopi 18 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dashi i dashur, ka ardhur koha të riorganizoni pak jetën tuaj profesionale por edhe atë private. Merrni këtë ditë…

4 hours ago

Divjaka proteston për të 18-ën ditë kundër propozimit të PS për bashkimin e bashkisë me Lushnjen

Divjaka ka dalë në shesh në ditën e 18 për të kundërshtuar projektin e reformës që shkrin bashkinë me Lushnjen.…

5 hours ago