lifestyle

Cilat janë frazat që mund të shkatërrojnë një lidhje?

Shkathtësitë e dobëta të komunikimit janë një nga arsyet kryesore për dinamikën e dobët të marrëdhënieve. Këtë e ka konfirmuar një psikologe nga Harvardi me përvojë 20 vjeçare, Cortney Warren. Pas dy dekadash pune me çifte, ajo zbuloi për CNBC se mënyra më e dëmshme për të komunikuar me një partner është të shprehësh përbuzjen.

Një frazë që përcjell përbuzje dhe shkatërron lidhjen që Warren i ka hasur më shumë është: “Do të doja të mos ishim takuar kurrë”.

Të lidhura

None found

Ajo renditi disa fraza të tjera ku mund të shfaqet përbuzja.

“Më shkatërrove jetën”.

“Nuk më intereson çfarë mendon apo si ndihesh”.

“Ti je i/e mjerë”.

“Nuk vlen për kohën time.”

“Më ke borxh. Unë të kam duruar prej vitesh.”

“Po të mos kishim fëmijë, do të kisha lënë tani”.

“Ti më neverit mua.”

“Askush tjetër nuk do të donte.”

E gjithë kjo shërben për të poshtëruar personin tjetër, gjë që në fund mund të shkatërrojë themelet e një marrëdhënieje të shëndetshme romantike dhe të çojë në pakënaqësi në marrëdhënie. Nëse e gjejmë veten duke ndier përbuzje për partnerin tonë, ka mënyra për ta luftuar atë në mënyrë që të mos dëmtojë marrëdhënien tonë.

Kur duam të kritikojmë ose ndryshojmë partnerët tanë, është e rëndësishme të kujtojmë arsyet e zgjedhjes së tyre, përpara se t’u japim atyre reagime konstruktive, përcjellë Index.hr.

“Këshilla më e madhe që u jap njerëzve është të përpiqen të gjejnë mirënjohje. Gjithmonë ka diçka për të mësuar nga mosmarrëveshjet në marrëdhëniet tona. Kërkoni diçka pozitive në çdo ndërveprim, edhe nëse procesi është i vështirë dhe kërkues”, përfundoi Cortney Warren.

të fundit

Ancelotti jep sinjale pozitive dhe negative për Brazilin para duel it me Norvegjinë

Formacioni i Brazilit pritet të pësojë disa ndryshime për ndeshjen e 1/8 së finales kundër Norvegjisë, krahasuar me skuadrën që…

2 minutes ago

Pacolli i kundërvihet ashpër Berat Buzhalës: Do t’ia bëj publike edhe prapaskenat e tua

Biznismeni Behgjet Pacolli ka reaguar me një kundërpërgjigje publike ndaj gazetarit Berat Buzhala, duke e akuzuar atë për shpifje, tendenciozitet…

7 minutes ago

Përdorimi i veturave elektrike po zgjerohet me ritme të larta në mbarë botën

Tregu global i makinave elektrike po rritet shumë më shpejt se sa pritej. Në vitin 2019, vetëm një në 100…

7 minutes ago

Ylber Ramadani ndahet nga Serie A, mesfushori kuqezi pritet të transferohet te Corum FK në Turqi

Ylber RamadaniNjë tjetër futbollist shqiptar do t’i bashkohet Superligës turke dhe fjala është për Ylber Ramadanin [...]Read More...

13 minutes ago

Audi Car Overturns Overnight in Korçë, Young Man Loses Control of Vehicle

Një mjet tip “Audi” ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës në mesnatë, pasi një i ri nga Korça…

23 minutes ago

Rama denies reports of construction in Porto Palermo: The project circulating online is a fabrication made with ChatGPT, the bay is a natural monument

Këtë të diel, kryeministri Edi Rama publikoi një video për të hedhur poshtë lajmet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale…

23 minutes ago