shqiperi

Veliaj: Detyra jonë është tu shërbejmë qytetarëve

Kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj, zhvilloi një takim me banorët e njësisë 4, ku kërkoi votën e tyre për vijimin e projekteve për transformimin e qytetit.

Veliaj tha se ai ndryshe nga kundërshtari politik nuk bën asgjë për vota, por e bën për qytetarët, pasi interesi i qytetarëve është primare për të dhe Partinë Socialiste.

Të lidhura

None found

Jo për parti e për politikë, por këtë e them nga zemra, ne na duhet bashkëpunim! Takova disa miq që ishin tek ai Pallati 4, i famshmi që u politizua. Shkonte ky dhëndri ynë atje e u thoshte banorëve “rrini këtu”. Të tjerë më thonin, “o lali, ke zgjedhjet përpara, lëri të rrinë aty nëse duan të rrinë, pse duhet të bësh sherr”. Disa të tjerë më thoshin, “lëri se është edhe Vit i Ri”. Ndërkohë, Drejtori i Instituti të Ndërtimit na kishte sjellë letrën, e cila thoshte se pallati është i pabanueshëm dhe mund t’i zërë brenda. Ju kujtohet kur ra ai tërmeti në janar? Mund t’i kishte zënë brenda. Ndaj, detyra jonë nuk është që t’iu pëlqejmë të gjithëve. Detyra jonë është që t’iu shërbejmë të gjithëve. Ishte një mënyrë për t’i krijuar këtij komuniteti një super projekt nga Stefano Boeri që në Milano kushton sa frëngu pulën dhe kur e pyet dikë dhe i thua: “Sa të vlen shtëpia sot? Të vlen më pak apo të vlen më shumë?” Nëse shtëpia të vlen më shumë, kjo është gjë e mirë se do të thotë se një gjë që vlente 100 lekë, sot vlen 200 lekë,” u shpreh Veliaj.

Ai u bëri thirrje qytetareve të mos besojnë premtime elektorale për çdo gjë falas, pasi nëse ata që i bëjnë këto premtime vërtet do t’i mendonin ato që thonin, do t’i aplikonin fillimisht aty ku kishin mundësi, si në Shkodër, ku ka aktualisht një kryebashkiak të djathtë.

“Kush beson ende te Sudja, duhet ta mendojë edhe njëherë! Ne e provuam këtë “falas, falas, falas”! Falas thoshte Sudja. Falas ishte dhe torta. Lanë kokrrën e namit, 100-vjetori i Pavarësisë, 100 vjet shtet duke marrë tortën me lopata, legena e sapllake. Ata e kanë Shkodrën, ta bëjnë falas atje, të na e tregojnë si janë falas atje autobusët, taksitë. Një linjë kanë e s’e bëjnë falas. Po të na e provojnë që funksionon, e bëjmë edhe ne. Për sa kohë që njerëzit nuk gënjehen më, e për sa kohë që njerëzit kanë kuptuar që, qyl nuk ka, vetëm me punë, me pasion e bashkëpunim mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme,” argumentoi Veliaj.

të fundit

Horoskopi 28 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Jeta juaj ne çift do kaloje një dite mjaft euforike sot. Do ndiheni aq mire saqë nuk do keni…

4 hours ago

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump thotë se SHBA-të nuk janë ende të kënaqura me marrëveshjen me Iranin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk është ende i kënaqur me kushtet e marrëveshjes që po negociohet…

4 hours ago

Von der Leyen telefonatë me Zelenskyn: Përsërita mbështetjen e plotë të Evropës për Ukrainën

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Përmes…

4 hours ago

Aksident i rëndë në Shëngjin, tre persona përfundojnë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kënallës, në Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake, në aksident…

5 hours ago

Kosova hyn zyrtarisht në fushatë zgjedhore

Kosova hyn të enjten zyrtarisht në fushatë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, procesi i tretë zgjedhor që vendi zhvillon…

5 hours ago

Shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski në Velipojë duke rrezikuar jetën e pushuesve, gjobitet me 1 milion lekë drejtuesi

Një mjet lundrues tip Jet Ski është futur pranë vijës bregdetare në zonën e Velipojës, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve…

5 hours ago