shqiperi

Vdiq në spital, familjarët e Jani Rustemit: E vrau shteti, do bëjmë vetëgjyqësi

Jani Rustemi, i cili u arrestua një muaj më parë në Tiranë pasi akuzohej për vjedhje tapetesh, ka ndërruar jetë ditën e sotme në QSUT, ku ndodhej në gjendje kome prej 19 prillit.

28-vjeçari shfaqi probleme shëndetësore më 14 prill dhe për herë të dytë më 17 prill, ndërsa u shtrua në spitalin ‘Nënë Tereza’ më 19 prill.

Të lidhura

None found

Familjarët e Rustemit shprehen të indinjuar duke thënë se kjo është një vrasje nga duart e shtetit teksa hedhin poshtë argumentat e dala nga policia se djali i tyre përdorte lëndë narkotike dhe i është dhënë metadon si mjekim, duke theksuar se Jani ishte në gjendje tepër të mirë shëndetësore dhe nuk përdorte drogë.

Lulzim Mehmeti, kunati i të riut që humbi jetën, thotë se ajo çka duhej të bëhej me Jani Rustemin ishte të kryente dënimin dhe jo t’i merrej jeta.

Ata kërkojnë drejtësi nga shteti që të dalë në dritë e vërteta ose në të kundërt, siç paralajmërojnë, do të bëjnë vetëgjyqësi.

“Më mori në telefon doktoresha dhe më tha hajde sepse djali është në gjendje të rëndë. Kur arrita këtu mora vesh që Jani ka ikur nga kjo jetë. I bëj thirrje të gjithë institucioneve, kryesisht Edi Ramës, ministrit të Drejtësisë të dalë e vërteta e atij djali sepse është gjynah që një djalë 27 vjeç të humbë jetën në komisariatin e policisë për një tapet. Kjo besoj se është një krim makabër. I bëj thirrje medieve ta shpërndajnë sa më shumkë këtë ‘live’ që të dihet e vërteta se çfarë bëhet. Të dalë e vërteta e atij djali se kush ia mori jetën. Ju lutemi të gjithëve në emër të familjes të nxjerrim të vërtetën e atij djali 27-vjeçar që i iku jeta, për një tapet dhe për një palë atlete shteti i mori jetën.

Dënimin që ai meritonte le ta kryente, 1 muaj, dy vite, tre vite le të dënohej dhe jo t’i merrnin jetën.

Që në fillim na thanë që i kanë dhënë metadon, e kanë kaluar në overdozë me metadon kur djali nuk ka përdorur asnjëherë metadon. Ne familjarët e tij që ishim të përditshëm me të nuk e dinim e as nuk e dimë se si i bëjnë këto manipulime që jo ka ka marrë metadon, jo ka qënë përdorues kokaine. Këto janë të gjitha rrena prandaj duhet të nxjerrin të vërtetën e djalit kush ja mori jetën. Në qoftë se shteti nuk merr masa ne do bëjmë vetgjyqësi, mos të na shohin që jemi të komunitetit rom. Do e gjejmë atë person se kush ia mori jetën​”, thotë Lulzim Mehmeti, kunati i Jani Rustemit.

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

1 hour ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

1 hour ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

3 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

3 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

3 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

4 hours ago