shqiperi

Varrimet të ndara, djali zgjedh babanë, nuk shkon në funeralin e nuses

Fatjon Hoxha sot ka futur në dhe, nusen Merushe Hazizi dhe babanë e tij Xhevahirin, një ditë pasi ky i fundit vrau me thikë të renë dhe më pas vari veten në pemën e shtëpisë në fshatin Vidhisht të Roskovecit në Fier.

Varrimet janë bërë të ndara, dhe djali ka zgjedhur babanë. Abc mëson se ai ka qenë në ceremoninë mortore të babait dhe jo në atë të Merushes, ndonëse 61 vjeçari nuk e pranonte lidhjen e tij me Merushen.

Të lidhura

None found

Xhevairi, është shoqëruar nga një numër i vogël personash për në banesën e fundit, ndërsa janë vërejtur forca të shumta policie në zonë për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme nga familjarët e viktimës.

Pak familjare e të afërm në heshtje e kanë përcjellë për në varrezat e fshatit 61-vjeçarin.

Familjarët e Merushes kanë hapur sot dyert e mortit dhe që në orët e para të mëngjesit e kanë përcjellë në banesën e fundit Merushen e cila u vra mizorisht nga vjehrri. E reja, nënë e 3 fëmijëve nga martesa e parë do të prehet në varrezat pranë familjes së saj.

Kujtojmë se Fatjon Hoxha, djali i Xhevahirit, ka qenë i martuar me parë dhe ka 1 fëmijë 9 vjeç me gruan e parë. Ndarja nga gruaja e parë dhe bashkëjetesa me Merushen ishte e papranueshme nga babai i djalit Xhevahiri. 61 vjeçari nuk e pranoi kurrë bashkëjetesën e të birit, Fatjonit me Merushem.

Prej tre vjetësh ata kishin debate të vazhdueshme deri sa dje 61 vjeçari e masakroi me thikë 30 vjeçaren në tualetin e banesën e tyre në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Pasi kreu krimin u vetëvar në këtë pemë që ndodhet në pjesën e pasme të shtëpisë.

Duke mos përballuar dot sherret Fatjoni me Merushen për dy vjet jetuan me qira në Fier. Por disa javë më parë u kthyen në fshat. Mes tyre dhe Xhevairit kishte nisur një tjetër konflikt ai për pronësinë e shtëpinë. Këtë e pohon dhe bashkëshortja e autorit të krimit, e cila po pastron gjurmët e gjakut.

Të afërm dhe fqinjë të familjes Hoxha thanë se e nuk e kishin marrë seriozisht Xhevairin kur ju thoshte se nëse nusja kthehej në fshat do ta vriste. Para se të njiheshin Merushja dhe Fatjoni kanë qenë të martuar. 30 vjeçarja nga martesa e parë ka tre fëmijë që I po I rrit ish burri. Ndërsa Fatjoni një fëmijë kujdestarinë e të cilit e ka marrë ish bashkëshortja.

të fundit

SHBA godet Iranin dhe rivendos sanksionet për naftën pas sulmeve ndaj anijeve tregtare

Të martën, Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulme të reja kundër Iranit dhe rikthyen sanksionet për shitjet e naftës iraniane, si…

15 minutes ago

Zvicra dhe Kolumbia mbeten në barazim pas kohës së rregullt, çerekfinalisti vendoset në vazhdime

Zvicra dhe Kolumbia nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës gjatë kohës së rregullt, duke barazuar 0-0 në përballjen e…

20 minutes ago

NATO’s two-day summit is being held in Ankara, family photo of member states’ leaders released

Në Ankara, sot (e martë) dhe nesër po zhvillohet samiti i liderëve të NATO-s, ku është i pranishëm edhe presidenti…

23 minutes ago

Clash in the EU Over Serbia’s European Path, Member States Divided on Opening Chapter 3

Procesi i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian rikthehet në qendër të debatit në Bruksel, teksa institucionet europiane po shqyrtojnë…

23 minutes ago

“The state budget is not a fund to finance private activities.” Bardhi: Kanye West concert should be canceled, citizens boycotted it

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi qeveria dha 4 milonë euro për konceritin e…

23 minutes ago

Muja: The association of milk producers raised the alarm over the tenfold increase in powdered milk imports and the tripling of palm oil

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, i ftuar në Pressing në T7, u pyet lidhur me inspektimet që u…

24 minutes ago