shqiperi

“U ndava nga xhelozia e njerëzve të burrit”, 65-vjeçarja shpërthen në lot në ekran: Familja ime më kërcënonte

Bukuria, telefonuesja e përhershme e “Aldo Morning Show” në Tv Klan rrëfeu në program historitë e saj me martesën. Ajo tha se provoi dy herë të martohej me shkuesi, ndërsa djalin që donte familja e saj nuk e aprovonte. Bukuria thotë se është pro martesave me dashuri dhe madje, në atë kohë, do kishte provuar edhe të arratisej po të mos kishte frikën e familjarëve. Në martesën e dytë me shkuesi, e cila zgjati 40 vjet, u divorcua. Telefonuesja shpërthen në lot dhe për përfundimin e kësaj martese bën fajtorë të afërmit e burrit.

Bukurie: Po tani edhe do përfundoja ashtu por kisha frikë se kisha dy vëllezër të mëdhenj. Familja më kërcënonte gjithmonë, do të të qethim flokët, imagjinoje si ishte në atë kohë. Pu, pu sa kam vuajtur. Kam vuajtur shumë.

Të lidhura

None found

Aldo: Bukri, mos qaj. Nuk i dihet, jeta është e gjatë, ku i dihet, të ka ruajtur Zoti për pleqëri ndonjë gjë më të hajrit. Nuk i dihet Bukri më kupton? Mos qaj, asnjëherë nuk i dihet.

Bukurie: Kam vuajtur shumë. Të ndahesh në këtë moshë dhe e kam të gjithën nga njerëzit e burrit se me atë kam kaluar shumë mirë, nuk them jo, por të ndahesh nga xhelozia e njerëzve të burrit se jam shumë e dashur, e sinqertë, e ndershme e kështu nuk fitova dhe me shkesë.

Aldo: Bukri, qetësohu se nuk je as e para, as e fundit.

Bukurie: E di, por në këtë moshë, 65 vjeç, të ndahesh nga njerëzit e burrit nuk është e lehtë.

të fundit

Çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025! Shqipëria e treta në Europë

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojnë…

2 minutes ago

Si pritet të jetë moti sot, më 30 Qershor 2026

Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, por pa përjashtuar…

3 minutes ago

Ibrahimovic vlerëson Japoninë pas humbjes dramatike ndaj Brazilit: Meritonin më tepër

Brazili siguroi një vend në 1/8 e finales në Kupën e Botës pas një fitoreje dramatike 2:1 ndaj Japonisë, me…

15 minutes ago

Neuer rrëfen heshtjen në dhomat e zhveshjes pas daljes tronditëse dhe konfirmon largimin nga kombëtarja

Një zhgënjim i madh mbretëroi në kampin e Gjermanisë pas eliminimit nga Kupa e Botës. "Pancerët" u mposhtën nga Paraguai…

33 minutes ago

Maroku barazon në fund, fiton me penallti ndaj Holandës dhe kalon në 1/8 e finales

Kombëtarja e Marokut është kualifikuar në raundin e 1/8 së finales së Kupës së Botës, pasi mposhti Holandën pas ekzekutimit…

39 minutes ago

Maroku kalon Holandën pas penalltive, pasi barazoi në shtesë

Kombëtarja e Marokut është kualifikuar në raundin e 1/8 së finales së Kupës së Botës, pasi mposhti Holandën pas ekzekutimit…

44 minutes ago