shqiperi

U lirua nga qelia, flet Mark Frroku: Ishin në vendin e punës, ata që erdhën e nisën konfliktin

Ish-deputetit Mark Frroku dhe 7 personave të jerë të arrestuar pasditen e së dielës, Gjykata e Durrësit u caktoi masën “detyrim paraqitje”, për konfliktin te Kepi i Rodonit.

Arrest me burg në mungesë u dha vetëm për shtetasin Besnik Toma, kushëririn e ish-deputetit, i cili dyshohet se është personi që qëlloi në ajër me armë zjarri.

Pas lirimit, ai është pritur me puthje dhe përqafime, ndërsa në një prononcim për mediat tha: “Ishim në vendin e punës, konfort të gjitha ligjeve shqiptare në fuqi. Ata që erdhën e nisën konfliktin, ne ishin në vendin e punës, çfarë të them më tepër?!”

Mark Frroku u arrestua së bashku me 7 persona të tjerë, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri dhe banorët e fshatit Shetaj, Bajram Kaçuli, Ylli Reka, Erjon Reka dhe Orgito Reka pasi një sherri për një pronë tek Kepi i Rodonit më 29 Tetor.

Sherri mes tyre ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie.

Por banorët e fshatit Shetaj, nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Fillimisht ata kanë konfliktuar fizikisht më pas sherri ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta dhe armës.

“Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri”, raportoi policia.
 

 

 

 

Tags: Mark Frroku

të fundit

Kuzeska: Propozimi për votim me postë krijon terren të ri për manipulime

LSDM njoftoi sot se OBRM-PDUKM në pushtet synon të prezantojë ndryshime në modelin zgjedhor për votimin e diasporës që hapin…

6 minutes ago

Hoqi dorë nga jeta në Londër, Françeska Murati tregon arsyen se përse u rikthye në Tiranë

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Françeska Murati, ka ndarë me ndjekësit një detaj interesant rreth vendimit për t’u…

6 minutes ago

PTHP-Shkup kërkon masa paraprake për tre të dyshuar për dhunë ndaj një të mituri

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot i paraqiti gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në…

6 minutes ago

Sulmet ruse në Kiev lënë të paktën 22 të vdekur, Zelensky pritet të takohet me Trump në samitin e NATO-s

Një seri e re bombardimesh ruse goditi gjatë natës Kievin dhe zonat pranë tij, duke shkaktuar të paktën 22 viktima…

6 minutes ago

Heat can bring serious consequences, doctors warn even of comatose conditions

Temperaturat e larta të verës mund të shkaktojnë gjendje të ndryshme shëndetësore, goditja nga I nxehti është një prej tyre.…

6 minutes ago

Fire extinguished in Shijak, traffic on the Tirana-Durrës route returns to normal

Zjarri i rënë në zonën e Koxhasit, në Shijak është shuar dhe flakët janë vënë nën kontroll. Zjarri ra në…

6 minutes ago