shqiperi

U kërcënua dhe ofendua ne rrjetet sociale, kreu i LRE: Një rast flagrant i thirrjes së parë publike për dhunimin e një Kryetari Partie

Kryetari i Partisë Lëvizja e Re (LRE) Arian Galdini, ka bërë një kallëzim penal në polici, pasi disa persona ende të paidentifikuar, e kanë kërcënuar dhe ofenduar në rrjetet sociale.

Zyra e shtypit të LRE ka bërë me dije nëpërmjet një deklarate për mediat se disa profile false në rrjetet sociale kanë publikuar gënjeshtra dhe shpifje në dëm të Galdinit.

“Ditën e djeshme, në rrjetet sociale nga “profile e faqe me prapavijë politike”, janë publikuar një seri videosh amplifikuese me gjithëfarësoj shpifjesh dhe sharjesh nga më vulgaret e banalet, e në fund në një postim përmbyllës, pas shumë postimesh nxitëse brenda të njëjtës ditë, është bërë thirrje publike që: Kush e sheh në rrugë Arian Galdinin…”, thuhet në deklaratë.

Ndër të tjera LRE u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve dhe policisë të marrin masa pasi, pasi ky rast është “një rast flagrant i thirrjes së parë publike për linçimin e dhunimin e një Kryetari Partie”.

“I bëjmë thirrje trupit diplomatik, Ambasadës Amerikane, Ambasadës Britanike, Prezencés së OSBE në Shqipëri, Delegacionit të BE në Shqipëri dhe të gjithë partnerëve euroatlantike që të mbajnë shënim mbi këtë rast sepse është rast flagrant i thirrjes së parë publike për linçimin e dhunimin e një Kryetari Partie.

I bëjmë thirrje Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit që ti shkojnë deri në fund hetimit të këtij rast dhe ndjekjes e kapjes të personave përgjegjës pas atyre thirrjeve pubike për linçimin dhe dhunimin e Arian Galdinit”, thuhet në deklaratën e LRE.

Ditën e sotme, Kryetari i LRE z. Arian Galdini është paraqitur pranë Drejtorisë së Policisë për të bërë kallëzim penal lidhur me disa thirrje publike që janë bërë në rrjetet sociale për linçimin dhe dhunimin e tij.

Kallëzimi Penal u depozitua, nënshkrua dhe regjistrua zyrtarisht.

Arian Galdini është Kryetar i LRE dhe detyra e puna e tij është që ai të shprehet publikisht në liri të plotë mbi idetë e qëndrimet politike të tij si person, si qytetar por edhe si Drejtues Politik.

Për shkak të qëndrimeve e deklarimeve të tij publike, Arian Galdini është stigmatizuar nga disa “persona të paidentifikuar”, të cilët kanë hapur faqe e profile të ndryshme në rrjetet sociale duke publikuar gënjeshtra, shpifje, sajesa, baltë, vrer kundër Arian Galdinit.

Ditën e djeshme, në rrjetet sociale nga “profile e faqe me prapavijë politike”, janë publikuar një seri videosh amplifikuese me gjithëfarësoj shpifjesh dhe sharjesh nga më vulgaret e banalet, e në fund në një postim përmbyllës, pas shumë postimesh nxitëse brenda të njëjtës ditë, është bërë thirrje publike që: Kush e sheh në rrugë Arian Galdinin…

Pas një serie postimesh amplifikuese, thirrja për linçim, dhunim, poshtërim apo edhe asgjësim të Arian Galdinit bëhej pikërisht për ti dhënë vëmendjen dhe efektivitetin e plotë kësaj thirrjeje.

“Profilet dhe Faqet e hapura në rrjetet sociale” që kanë publikuar këto amplifikime dhe thirrje për linçim, dhunim, poshtërim apo edhe asgjësim të Arian Galdinit, janë të gjitha me prapavijë politike.

Arian Galdini po kërcënohet nëpërmjet këtyre thirrjeve publike me linçim, dhunim, poshtërim apo edhe asgjësim, nga njerëz me mendje dhe strategji, qëllime e motivim politik, për shkak të detyrës së tij si Kryetar i LRE dhe për shkak të ideve e lirisë së tij të shprehjes

Mos harroni se edhe talebanët kanë përdorur thirrje të tilla linçuese. Mos harroni se edhe ne Raqa, në kryeqytetin e ISIS kishte të tilla thirrje publike linçuese. Mos harroni se edhe genocidi me 1 milion viktima në Ruanda, nisi pikërisht me thirrje të tilla linçuese nga një radio lokale.

Asnjëherë nuk duhen lejuar, pranuar, toleruar apo shpërfillur të tilla metodika e praktika të thirrjeve publike për linçim të atij që mendon ndryshe.

Thirrjet publike për linçim ndaj atij që mendon ndryshe, thirrjet publike për linçim me prapavijë politike janë pararendëse të çdo ligësie e paudhësie.

I bëjmë thirrje trupit diplomatik, Ambasadés Amerikane, Ambasadés Britanike, Prezencés së OSBE në Shqipëri, Delegacionit të BE në Shqipëri dhe të gjithë partnerëve euroatlantike që të mbajnë shënim mbi këtë rast sepse është rast flagrant i thirrjes së parë publike për linçimin e dhunimin e një Kryetari Partie.

I bëjmë thirrje Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit që ti shkojnë deri në fund hetimit të këtij rast dhe ndjekjes e kapjes të personave përgjegjës pas atyre thirrjeve pubike për linçimin dhe dhunimin e Arian Galdinit.

Ne si LRE nuk do të heshtim.

të fundit

“Ke ardhur gjatë gjithë kohës duke mu fërkuar”/ Debat i ashpër në shtëpinë e BBV, Kristi lag me birrë banorin e ri

Një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5 mes Kristit dhe Keijsin. Këngëtari filloi të…

50 minutes ago

Izraeli ndalon hyrjen në Gaza për 37 organizata humanitare

Izraeli konfirmoi sot se do të ndalojë aksesin në Rripi i Gazës në 37 organizata të mëdha humanitare ndërkombëtare që…

1 hour ago

“Paralizohet” aksi Milot-Lezhë, trafik i rënduar dhe vonesa në qarkullim

Fluks i lartë mjetesh është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin kombëtar Milot-Lezhë. Prej disa orësh, në këtë segment…

1 hour ago

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa (shumë) duhet të paguani në një muaj

Qiratë ishin grupi me rritjen më të lartë të çmimeve në muajin nëntor 2025, me 6.7 për qind duke forcuar…

2 hours ago

Bëhuni gati! IGJEUM paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë me motin ditët e para të vitit

Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të pasdites së sotme, e enjte (1 janar), dhe nesër,…

3 hours ago

Çfarë ndodhi mbrëmë në Fier/ 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrimit të viteve

Festimet për ndërrimin e viteve janë shoqëruar me një numër të lartë të rinjsh të paraqitur në gjendje të dehur…

3 hours ago