Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të pasdites së sotme, e enjte (1 janar), dhe nesër, e premte (2 janar).
Sipas parashikimit, temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë ngrica, veçanërisht në zonat malore dhe kodrinore, duke krijuar vështirësi në transportin rrugor.
None found
Parashikimi i reshjeve:
Sot pasdite nuk priten reshje të konsiderueshme. Nesër, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata në qarqet Shkodër dhe Kukës. Në qarqet Dibër, Lezhë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta deri mesatare, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta.
Në zonat e Alpeve pritet dëborë e dendur, ndërsa në Veri, Lindje dhe Juglindje, në lartësitë mbi 600 metra nga niveli i detit, parashikohen reshje të dobëta dëbore.
Temperaturat:
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale pritet të jenë:
Në bregdet: 2 / 13 °C
Në vendet e ulëta: 0 / 13 °C
Në vendet malore: -5 / 5 °C
Era:
Sot pasdite era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër në bregdet pritet të fryjë mesatare deri e fortë.
Një video mahnitëse po qarkullon masivisht në platformat sociale, ku duket lufta dëshpëruese e një njeriu për jetën, pak çaste…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka informuar zyrtarisht Kongresin për rifillimin e operacioneve ushtarake në Iran. Në një letër të…
Fituesja e këtij edicionit të “Ferma VIP 3”, Mimoza Ahmeti, ka reaguar ndaj kërkesave të shumta të ndjekësve për t’iu…
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasurive të paluajtshme, vijimi i aksioneve të Strukturës së Posaçme Kundër…
Një raportim i Axios, i mbështetur në burime zyrtare amerikane, zbulon se presidenti Donald Trump ka dhënë dritën jeshile për…