shqiperi

U kap me arsenal armësh, paund e euro në banesë, lihet në burg “njeriu” i Talo Çelës

Policia pak ditë më parë  zbuloi arsenal armësh, paund dhe euro gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Aqif Bezati në fshatin Deshiran të Belshit.

“Uniformat blu” kanë ushtruar kontrolle gjithashtu edhe në banesën e shtetasit Veli Deliu, ku po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar  armë dhe monicione në të njëjtën zonë.

Të lidhura

None found

Veli Deliu dyshohet se shoqëronte Aqif Bezatin, ndërsa të dy janë lënë në burg.

Aqif Bezati dyshohet se është prej njerëzve të të shumëkërkuarit Talo Çelo dhe po ashtu ka dyshime se Bezati e ka strehuar në banesat e tij.

Njoftimi i Policisë:

Hetimet me metoda speciale për V.P “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, sekuestrohen armë, municione e lëndë narkotike. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka regjistruar dhe vijon hetimet në kuadër të procedimit penal nr.1433, viti 2022 për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të parashikuar nga neni 278 i K.Penal.

Nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pas regjistrimit të procedimit penal, kanë filluar hetimet pro-aktive duke aplikuar metodat special të hetimit. Konkretisht me vendimin nr.807, datë 12.10.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan është kërkuar dhe lejuar përgjimi telefonik i disa numrave.

Ndërsa me vendimin nr.801, datë 11.10.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan është lejuar kontrolli i banesave dhe të çdo ambienti tjetër të lidhur apo ndihmës me to si dhe të automjeteve të ndodhura në këto banesa dhe konkretisht: Banesa e shtetasit V.D., me adresë banesë private fshatit Dëshiran në NJA Grekan në Bashkinë Belsh dhe banesa e shtetasit A.B., me adresë banesë private fshatit Dëshiran në NJA Grekan, në Bashkinë Belsh.
Për ekzekutimin e këtij vendimi nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, janë ngarkuar shërbimet e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Cërrik dhe DVP Elbasan.

Më datë 13.10.2022, ora 07.00 e në vijim, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A.B, ndodhur në fshatin Dëshiran të Belshit.
Nga kontrolli në këtë banesë, rezulton se janë gjetur dhe sekuestruar këto sende të cilësinë e provës materiale:
– Një armë zjarri e llojit pistoletë TT, model 54 me një krëhër me 8 fishekë, 539 copë fishekë mod.54, kal.7.62 mm;

– Një armë zjarri luftarake mol.56 dhe kal.7.62 mm, 5 krëhëra hark metalik nga të cilët 4 të mbushur me fishekë mod.56 dhe kal.7.62 mm;
– 2835 copë fishekë mod.56 dhe ka.7.62 mm, 9 copë fishekë armë zjarri mod.53, kal.7.62 mm; – – 2 granata dore mësymëse;
– 2 ndezësa të unifikuar;
– 3 granata dore të tipit mbrojtëse me ndezësa dhe unifikuar dhe një granatë dorë mbrojtëse me tapë ebaniti;
– Një qese platike me material bimor të thatë të ngjashëm për nga era dhe karakteristikat fizike me lëndën narkotike të llojit cannabis sattiva me peshë totale 3.6 kg, një sasi bimësh të thata me kërcell dhe boçe të ngjashme me bimën narkotike të llojit opium me peshë totale 1.4 kg;
– 2 aparate telefonik celular, 10 copë fishekë armë gjahu kal.12 mm dhe një sasi e konsiderueshme të hollash prej 54.000 lekë, 260.000 lekë, 1.056.000 lekë, 2.170.000 lekë, 220.000 lekë, 980 pound britanik, 4020 pound britanik, 7.250 euro, 1700 euro.

Më datë 13.10.2022, ora 08.25 e në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit V.D, ndodhur në fshatin Dëshiran të Belshit. Nga kontrolli në këtë banesë rezulton se janë gjetur dhe sekuestruar këto sende të cilësinë e provës materiale:
– Një armë gjahu kal.12 mm, një gjerdan me 30 fishek kal.12 mm si dhe dy kuti me nga 6 dhe 19 fishekë kal.12 mm si dhe një aparat telefonik.

Nga ana e policisë gjyqësore u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit A.B., i dyshuar për veprat penale të: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të parashikuar nga neni 278/3/4/5 i K.Penal, “Prodhimi dhe Shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal dhe “Pastrimit të produketeve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/1 i K.Penal dhe shtetasit V.D., i dyshuar për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga neni 280 i K.Penal.
Hetimi për këtë procedim penal është ndjekur në bashkëpunim shërbimet e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Cërrik në DVP Elbasan./albeu.com

 

të fundit

Tragjedi rrugore në Kriva Pallankë, humb jetën një motoçiklist 50-vjeçar

MPB njofton se në rrugën Kriva Pallankë ka ndodhur një aksident në trafik, ku ka humbur jetën një motoçiklistë."Më 06.09.2026…

4 minutes ago

From England to Tirana/ Protest by Albanians in Britain, diaspora sets off in convoy for the September 12 protest (VIDEO)

Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ka zhvilluar dje një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës, duke denoncuar korrupsionin galopant,…

5 minutes ago

Israeli strikes in southern Lebanon kill 11, including children

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në sulmet ajrore izraelite në një fshat në jug të Libanit, sipas mediave…

5 minutes ago

Fires across the country/ Ministry of Defense: 14 fire sites remain active, with the situation most problematic in these areas

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën e zjarreve në vend. Gjatë 24 orëve të fundit…

6 minutes ago

Large-scale Ukrainian drone attack on Russia leaves one dead and four injured

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dronë ukrainas në rajonin rus…

6 minutes ago

Fires surround Mat, alarming situation in Lundre and Madhesh

Situata nga zjarret në Mat mbetet kritike. Vatra e zjarrit që ka përfshirë fshatrat e Ulzës sa vjen e zgjerohet.…

6 minutes ago