shqiperi

U godit me sende të forta në kokë, policia: Arma e shërbimit është shkrepur në mënyrë të të pavullnetshme

Gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi Ormir Gucia ka dëmtuar në kokë, me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, Admir Okaj i cili ndodhej jashtë shërbimit.

Bëhet me dije se efektivi është konfliktuar me fqinjin e tij, shkak dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit.

Efektiv Oka, pasi ka marrë mjekim në spital, ka shkuar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, banues në Shkodër (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili po merr mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e 47-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje, po kryen veprime edhe AMP, për të zbardhur rrethanat e përdorimit ose jo të armës së zjarrit, si dhe për të përcaktuar nëse shkrepja e armës ka qenë e pavullnetshme.

Tags: shkoder

të fundit

Anglia dhe Norvegjia pa fitues në kohën e rregullt, çerekfinalja vendoset në vazhdime

Çerekfinalja mes Anglisë dhe Norvegjisë nuk prodhoi fitues pas 90 minutave të rregullta (1-1), me ndeshjen që shkon në vazhdime.…

10 minutes ago

Bellingham i jep përgjigje golit spektakolar të Schjelderup, 1-1 pas pjesës së parë

Norvegjia dhe Anglia kanë shkuar në pushimin mes pjesëve në barazim 1-1, pas një pjese të parë shumë interesante në…

1 hour ago

Heavy traffic at Qafë-Thanë, citizens face kilometer-long queues

Pika e Kalimit Kufitar e Qafë-Thanës është përfshirë nga një fluks i jashtëzakonshëm automjetesh këtë fundjavë, duke shkaktuar radhë kilometrike…

1 hour ago

Dua Lipa Speaks for the First Time About the Protests in Albania

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka komentuar për herë të parë çështjen e Zvërnecit. Në një bisedë të…

1 hour ago

Two cars crash on the Elbasan–Librazhd stretch, one woman remains trapped in the vehicle

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit…

1 hour ago

Nga fishkëllimat te lotët e krenarisë, rrëfimi i jashtëzakonshëm i Granit Xhakës

Kur gjyqtari sinjalizoi fundin e dramës me Kolumbinë dhe Zvicra siguroi kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Botës pas ekzekutimit…

1 hour ago