shqiperi

U arrestua për vjedhje dhe përfundoi në koma, flet me lot në sy nëna e 27-vjeçarit: U fut në burg për një tapet dhe një palë atlete

Nëna e Jani Rustemajt, 27-vjeçarit që ndodhet në gjendje kome në QSUT  ishte e para që ngriti dyshime mbi sjelljen e dhunshme të policisë ndaj djalit të saj.

Në një intervistë për “Uniko” foli me lot në sy duke thënë se djalin po e rrihnin dhe e kishin arrestuar për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atelete.

Të lidhura

None found

Jani Rustemaj, 27 vjeç

Po ashtu konfirmon se i biri ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe nga spitali i kishin thënë se i kanë dhënë metadon, ilaç kundër varësisë.

“Pasi u kap, i shkova njëherë në burg. E arrestuan për vjedhje, kishte marrë një tapet e një palë atlete.  Më thanë ke djalin sëmurë. Nuk ma thanë pse, ai nuk kishte asnjë problem. Kam shkuar dhe kam pyetur te spitali i burgjeve, pyeta se ku e kam djalin. Shkova atje, nuk ishte i shtruar aty, erdha në shtëpi. Pas disa ditëve, më erdhi policia në shtëpi, më thanë shko në spital se ke çunin me ftohje. Djali ishte shumë keq, doktori tha nuk kam shpresa. Ai ishte shumë mirë, i çoja paketa. Nuk e di, ishte shumë mirë. Doktori më tha i kanë dhënë shumë metadon. Ai pinte hashash, e dija që pinte, jo shumë, ishte për bukuri”, tha nëna e tij.

Jani Rustemaj, u arrestua dy javë më pare (12 prill) për vjedhje dhe ndodhet aktualisht në gjendje kome.

Për këtë, e ëma e tij ngriti dyshimin se kjo gjendje e të birit vjen si pasojë e pakujdesisë nga ana e rendit. Ky rast qarkulloi në media dhe nuk u raportua nga ana e policisë. Pra ngjarja u fsheh nga blutë e Tiranës që 27-vjeçari përfundoi në gjendje kome pas arrestimit të tij për vjedhje.

Pas daljes së lajmit  në media, policia e Tiranës ka bërë një sqarim ku thotë se po heton shkaqet. Në njoftimin nga ana e policisë listohen ditët kur Jani Rustemaj është dërguar për ndihmë mjekësore sipas ditëve.

Dy ditë pas arrestimit i riu filloi të shfaqte probleme shëndetësore dhe mori ndihmë mjekësore.

Një ditë më pas, më datë 15 Jani Rustemaj është shoqëruar në gjykatë ku është njohur me masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ditën tjetër, Jani Rustemaj shfaqi sërish shqetësime, por Burgu 313 nuk e mori përsipër sepse kishte mbingarkesë dhe ai u mbajt në burgun e sigurisë. Më pas, më datë 17 27-vjeçari është shoqëruar në QSUT.

E ëma e të riut kallëzoi në polici në fund të prillit, pasi i biri përfundoi në gjendje kome. Mamaja ka ngritur dyshimet e saj për policinë e Tiranës pas arrestimit të djalit të saj./Albeu.com/

të fundit

Nga dhimbja e humbjes së prindërve brenda dy vitesh te goli që hyri në histori me Kanadanë: rrugëtimi i Stephen Eustaquios

Në minutën e 90+2-të të ndeshjes së Kanadasë kundër Afrikës së Jugut në raundin e 32-shes të Kupës së Botës,…

1 hour ago

Lewandowski drejt Chicago Fire, marrëveshja e mbyllur dhe zyrtarizimi pranë

Ndërsa të gjithë sytë e botës së futbollit janë të fokusuar tek ngjarjet e Kupës së Botës, eksperti i njohur…

2 hours ago

The owner of Zanussi who held a customer hostage in Tirana, who is Sefedini?

Ju prezantojmë me Sefedinin, pronari që mori peng klienten në Tiranë [...] Read More... The post Pronari i Zanusit që…

3 hours ago

Habjon Hasani Mocks “Albanian Files”: It Could Turn Into an Indictment Against Rama

Gazetari Habjon Hasani ka komentuar debatet rreth katalogut arkitekturor “Albanian Files”, duke e lidhur atë me kryeministrin Edi Rama. Në…

3 hours ago

Tuchel përshëndet rekordin e Harry Kane: Synimi i tij mbetet fitimi i Kupës së Botës

Thomas Tuchel është shprehur i kënaqur që Harry Kane theu rekordin e golave me Anglinë në Kupën e Botës në…

3 hours ago

Pronari i Zanusit që mbajti peng një kliente në Tiranë, kush është Sefedini?

Ju prezantojmë me Sefedinin, pronari që mori peng klienten në Tiranë [...]Read More...

3 hours ago