Të paktën 50 makina të tonazhit të rëndë, që transportojnë mineral kromi nga minierat e Bulqizës në drejtim të Durrësit janë bllokuar këtë të mërkurë në hyrje të qytetit të Burrelit, tek vendi i quajtur “Kthesa e Sanës” nga policia bashkiake dhe ajo e rendit Mat.
Drejtuesve të 50 mjeteve transportuese të mineralit të kromit u është komunikuar se unaza e sipërme, e saporikonstruktuar, nuk do të jetë më e lejueshme për makinat e tonazhit të lartë.
Por ky vendim nuk është pritur mirë nga drejtuesit e mjeteve të kromit.
Ata kanë kërkuar që vendimi për to të jetë i zbatueshëm vetëm kur të jetë e rregulluar me sistemim asfaltim unaza e poshtme.
Sipas tyre, në gjendjen ku ndodhet ky segment rrugor bëhet shkak për dëmtimin e mjeteve./Albeu.com.
Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, ka ngritur shqetësim mes fansave të saj pas një postimi në rrjetet sociale, ku tregon…
Këngëtari i njohur dhe ish-konkurrent i Big Brother Vip Albania ka qenë sot në burgun e Fushë-Krujës, ku ka mbajtur…
Një aksident është regjistruar pasditen e sotmre në aksin Fier-Lushnje. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Savrës. Sipas raportimve në…
Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke…
Federata Shqiptare e Futbollit, ka përcaktuar disa rregulla të reja mbi mënyrën e grumbullimit të lojtarëve në ekipet kombëtare të…
Një ngjarje e pazakontë ka qarkulluar ditën e djeshme në rrjetet sociale, ku sipas pamjeve, personazhi i njohur në TikTok,…