sport

FSHF publikon rregullat e reja për përzgjedhjen e lojtarëve në ekipet kombëtare të moshave

Federata Shqiptare e Futbollit, ka përcaktuar disa rregulla të reja mbi mënyrën e grumbullimit të lojtarëve në ekipet kombëtare të moshave, duke vendosur një balancë mes futbollistëve që luajnë në kampionatet vendase dhe atyre që aktivizohen jashtë Shqipërisë.

Këto udhëzime, kanë për qëllim rritjen e përfaqësimit të lojtarëve nga kampionati vendas dhe ofrimin e më shumë mundësive për talentet që zhvillohen në Shqipëri. Përqindja ndryshon sipas grupmoshës, duke reflektuar nevojat specifike të secilës kombëtare.

Të lidhura

None found

Për ekipet kombëtare të vajzave:

U-19 (2007/08): 8 lojtare nga jashtë, 12 nga kampionati vendas (rreth 60%).

U-17 (2009): 7 lojtare nga jashtë, 13 nga kampionati vendas (rreth 65%).

U-16 (2010): 6 lojtare nga jashtë, 14 nga kampionati vendas (rreth 70%).

U-15 (2011): 5 lojtare nga jashtë, 15 nga kampionati vendas (rreth 75%).

U-14 (2012): 4 lojtare nga jashtë, 16 nga kampionati vendas (rreth 80%).

Për ekipet kombëtare të djemve:

U-21 (2004/05): 16 lojtarë nga jashtë, 7 nga kampionati vendas (rreth 30%).

U-19 (2007/08): 14 lojtarë nga jashtë, 6 nga kampionati vendas (rreth 33%).

U-17 (2009): 11 lojtarë nga jashtë, 9 nga kampionati vendas (rreth 45%).

U-16 (2010): 8 lojtarë nga jashtë, 12 nga kampionati vendas (rreth 60%).

U-15 (2011): 6 lojtarë nga jashtë, 14 nga kampionati vendas (rreth 70%).

U-14 (2012): 5 lojtarë nga jashtë, 15 nga kampionati vendas (rreth 75%).

Megjithatë, Drejtoria Teknike e FSHF, thekson se përzgjedhja finale e lojtarëve mbetet gjithmonë në vendimmarrjen e saj, duke pasur parasysh nevojat e skuadrës dhe performancën e secilit futbollist.

Ky vendim synon të krijojë një ekuilibër të qëndrueshëm, mes zhvillimit të kampionatit vendas dhe shfrytëzimit të talenteve shqiptare që luajnë në kampionatet e huaja, duke garantuar progres të vazhdueshëm në të gjitha grupmoshat.

 

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

2 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

2 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

2 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

3 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

3 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

3 hours ago