Saranda u trondit nga ngjarja e rëndë e ndodhur në orën 01:15 të 26 gushtit në lokalin e njohur “Orange”.
Kamarieri 17-vjeçar, Antonio Delilaj po merrte disa koli me ujë nga bodrumi per te bari dhe ndodhej brenda ashensorit kur është këputur njera nga kavot e ashensorit. Goditja e fortë në kokë i ka shkaktuar vdekje të menjëhershme.
None found
Një qytetar i cili ishte i pranishëm në klubin e natës, bëri të ditur se ata ishin duke pritur këngëtarët të dilnin në skenë, por stafi filloi të bërtiste e më pas erdhi ambulanca.
“Ishte shumë e dhimbshme po prisnim te dilnin këngëtarët në skenë kur filluan duke bërtitur stafi. Erdhi ambulanca e nxorën të shkretin pa jetë… gjynah djali i ri kjo është jeta se dimë kur e kemi”, tha dëshmitari.
Rastet kur ashensorët pësojnë defekte nuk janë të pakta në vendin tonë. Përgjegjegjës për kolaudimin e tyre është Inspektorati Shtetëror i Mbrojtjes së Tregut. Në rastin konkret ende s’ka të dhëna nëse ashensori kishte apo jo çertifikatë sigurie. Hetimet për këtë ngjarje të rëndë dhe nxjerrjen e përgjegjësve vazhdojnë nga policia e prokuroria e Sarandës.
Inspektorët e ISHMT janë në terren për të bërë verifikimet përkatëse të pajisjes që ka shkaktuar aksidentin, por ende nuk kanë një raport përfundimtar nëse ashensori i përmbushte parametrat e sigurisë teknike dhe nëse ka qenë apo jo i kolauduar./Albeu.com
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN TV, duke folur për protestën dhe reagimin e qeverisë…
Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Ilir Kërçeli, ka reaguar ndaj kritikave për projektin e bulevardit dhe objektit të ri të…
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka reaguar ndaj deklaratave kontradiktore të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut. Në një…
Legjenda e futbollit, Zlatan Ibrahimović, nuk e fshehu emocionin pas kualifikimit historik të Bosnjës dhe Hercegovinës në fazën eliminatore të…
Manchester United raportohet se ka nisur bisedimet për transferimin e mesfushorit të Borussia Dortmund, Felix Nmecha, ndërsa gara për nënshkrimin…
Igballe Huduti u shpall non-grata nga Republika e Shqipërisë, me argumentin se cënon sigurinë kombëtare. Ajo ka reaguar gjatë emisionit…