Zlatan Ibrahimović u emocionua dukshëm pas kualifikimit historik të Bosnjës dhe Hercegovinës në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026.
Me triumfin 3-1 ndaj Katarit, Bosnja siguroi kalimin më tej dhe shkroi arritjen më të madhe në historinë e saj në një Kampionat Botëror. Pas sfidës, Ibrahimović foli me krenari për paraqitjen e “Dragojve” dhe për atmosferën që krijuan tifozët boshnjakë.
None found
Në studion e FOX, ish-sulmuesi suedez u ndal te ideja se futbolli ka forcën t’i afrojë njerëzit, sidomos një popull që ka kaluar shumë vështirësi gjatë historisë.
“Kjo është arsyeja pse luhet futbolli – për të bashkuar njerëzit. Sidomos për Bosnjën dhe Hercegovinën, një vend që ka vuajtur shumë. Më pushtojnë emocionet kur shoh gjithë këtë lumturi”, tha Ibrahimović.
Ai pranoi se ky kualifikim kishte një peshë të veçantë edhe për të, për shkak të lidhjeve familjare me këtë vend.
“U rrëmqetha, sepse aty janë rrënjët e babait tim. Kur sheh 70 mijë tifozë duke kënduar, është diçka e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.
Sipas tij, mbështetësit boshnjakë kanë qenë një nga tregimet më të bukura të këtij Botërori.
“Jam i lumtur dhe krenar për ta. Momenti më i veçantë ishte kur dëgjova tifozët duke kënduar. E gjithë kjo është shumë emocionuese dhe e vështirë për t’u përshkruar me fjalë”, shtoi ish-futbollisti.
Pas këtij kualifikimi historik, Bosnja dhe Hercegovina do të zbresë në fushë në raundin e 16-tave të Kupës së Botës më 2 korrik në San Francisko, ku do të përballet me përfaqësuesen vendase të Shteteve të Bashkuara.
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…