Saranda u trondit nga ngjarja e rëndë e ndodhur në orën 01:15 të 26 gushtit në lokalin e njohur “Orange”.
Kamarieri 17-vjeçar, Antonio Delilaj po merrte disa koli me ujë nga bodrumi per te bari dhe ndodhej brenda ashensorit kur është këputur njera nga kavot e ashensorit. Goditja e fortë në kokë i ka shkaktuar vdekje të menjëhershme.
Një qytetar i cili ishte i pranishëm në klubin e natës, bëri të ditur se ata ishin duke pritur këngëtarët të dilnin në skenë, por stafi filloi të bërtiste e më pas erdhi ambulanca.
“Ishte shumë e dhimbshme po prisnim te dilnin këngëtarët në skenë kur filluan duke bërtitur stafi. Erdhi ambulanca e nxorën të shkretin pa jetë… gjynah djali i ri kjo është jeta se dimë kur e kemi”, tha dëshmitari.
Rastet kur ashensorët pësojnë defekte nuk janë të pakta në vendin tonë. Përgjegjegjës për kolaudimin e tyre është Inspektorati Shtetëror i Mbrojtjes së Tregut. Në rastin konkret ende s’ka të dhëna nëse ashensori kishte apo jo çertifikatë sigurie. Hetimet për këtë ngjarje të rëndë dhe nxjerrjen e përgjegjësve vazhdojnë nga policia e prokuroria e Sarandës.
Inspektorët e ISHMT janë në terren për të bërë verifikimet përkatëse të pajisjes që ka shkaktuar aksidentin, por ende nuk kanë një raport përfundimtar nëse ashensori i përmbushte parametrat e sigurisë teknike dhe nëse ka qenë apo jo i kolauduar./Albeu.com
Është zbardhur drafti i amnistisë penale, sipas të cilit pritet që rreth 380 të dënuar të lirohen menjëherë, ndërsa afro…
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, ka bërë një rrëfim të guximshëm mbrëmjen e 31 Dhjetorit në emisionin Now me moderatoren…
Radhë të gjata trafiku janë raportuar në autostradën Tiranë-Elbasan, në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Bradasheshit, zonë kjo thuajse…
Klubi i Çelsit nuk ka pritur më dhe ka bërë të ditur se trajneri Enco Mareska, është larguar nga drejtimi…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident tragjik u regjistrua në Gjirokastër në vendin e quajtur…
Festimet e Vitit të Ri 2026, kanë lënë pasoja tragjike edhe në Gjermani. Dy 18-vjeçarë vdiqën pasi iu nënshtruan lëndimeve…