showbiz

Mehdi Malkaj: Viti më i bukur i jetës sime, djali s’është më përdorues dr*ge

Aktori i njohur Mehdi Malkaj, ka bërë një rrëfim të guximshëm mbrëmjen e 31 Dhjetorit në emisionin Now me moderatoren Erla Mëhilli.

Aktori ka ndarë me publikun një nga momentet më të ndjera të jetës së tij, duke e cilësuar vitin që sapo lamë pas si më të bukurin që ka përjetuar ndonjëherë.

Të lidhura

None found

Ndryshe nga pritshmëritë që lidhen me sukseset profesionale apo vlerësimet artistike, arsyeja e këtij vlerësimi është personale dhe shumë e fortë: djali i tij ka arritur të heqë dorë nga droga pas shumë vitesh beteje.

Në një dëshmi të sinqertë, Malkaj shprehet se kjo ka qenë sprova më e vështirë e jetës së tij si prind.

“Unë mendoj se ky është viti më i bukur i jetës dhe familjes time. Për një arsye shumë të fortë: unë kam dy fëmijë, djalë edhe vajzë. Djali ka qenë përdorues droge për shumë vite, tani nuk është më. Nëse e urren dikë shumë, mos e mallko kurrë “të pafsha fëmijët të përdorin drogë”. Kam vite të tëra që kam luftuar, familja… Nëse ke një gjë të tillë kështu, nuk ka asnjëherë shtëpi…”.

Vitet e mbushura me ankth, dhimbje dhe frikë kanë lënë gjurmë të thella tek aktori, por ai tregon se sot ato janë zëvendësuar nga shpresa dhe lehtësimi që sjell një fillim i ri.

Për Malkajn, rikuperimi i djalit nuk është vetëm një fitore familjare, por edhe një mesazh për të gjithë prindërit që përballen me sfida të ngjashme: durimi, mbështetja dhe dashuria janë çelësi për të tejkaluar varësinë.

Tags: mehdi malkaj

të fundit

Pacolli: Water Is a National Asset, Irresponsible Construction Will Not Be Tolerated

Deputetja Fitore Pacolli ka reaguar lidhur me mbrojtjen e burimeve ujore në Kosovë, duke publikuar edhe pamje nga rrënimi i…

4 hours ago

Pacolli: Ujërat janë pasuri kombëtare, ndërtimet e papërgjegjshme nuk do të tolerohen

Deputetja Fitore Pacolli ka reaguar lidhur me mbrojtjen e burimeve ujore në Kosovë, duke publikuar edhe pamje nga rrënimi i…

4 hours ago

Divjakë residents continue protest against the PS’s territorial reform: “Divjakë belongs to the citizens

Protesta e banorëve të Divjakës kundër reformës së propozuar administrative ka hyrë këtë mbrëmje në ditën e 24-t, ndërsa qytetarët…

5 hours ago

Briajan Gjyla i impresionuar nga niveli i Superiores: Dinamo luan bukur dhe është pretendente për titullin

Briajan Gjyla “Hera e parë që luaj në Shqipëri [...]Read More...

5 hours ago

Raphinha feston si “Spider-Man”, sinjal për Julián Álvarezin?

Raphinha ishte protagonist në fitoren 5-0 të Barcelonës ndaj Elches, duke shënuar golin e parë të sezonit për katalanasit. Sulmuesi…

5 hours ago

Horoskopi 24 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dita është e mirë për korrigjimin e planeve dhe plotësimin e tyre. Hiqni dorë nga shpresat e paarsyeshme dhe…

5 hours ago