shqiperi

Trafiku i makinave “Peugeot” nga Kapshtica, reagon policia greke: Hetimi nisi në mars, janë sekuestruar 8 automjete, kërkohen 2. Kush i trafikonte ato

Policia greke ka reaguar sot pas një operacioni të përbashkët me policinë shqiptare, e cila ka çuar në sekuestrimin e automjeteve të vjedhura, 1 në Greqi dhe 7 në Shqipëri, ndërkohë që 2 ende nuk janë gjetur.

Operacioni çoi në arrestimin në Shqipëri të Maradona Cenollit, 32 vjec dhe pezullimin nga detyra të 4 punonjësve të policisë Korçë. Sipas komunikatës së sotme të policisë greke, hetimi ka nisur që në muajin mars kur në territorin grek u sekuestruan dy automjete luksoze në tentativë për të hyrë në Shqipëri, ndërsa policia shqiptare ka sekuestruar 7 automjete të tjera, ku nga fotografitë e publikuara nga policia greke, rezultojnë automjete të sekuestruara jo vetëm në Korcë por edhe në Sarandë.

Të lidhura

None found

Konkretisht sipas policisë greke në 31 mars 2023 në Follorinë, në tentativë për të hyrë përmes Kapshticës në Shqipëri është sekuestruar një fuoristradë tip “Peugeot”, e deklaruar e vjedhur në 11 mars 2023 në Komisariatin e Pallinit në Greqi. Në pranga ra drejtuesi i mjetit, shqiptar 31 vjeç. Bashkë me të u sekuestrua edhe një “Mercedes-Benz” luksoz dhe u arrestua drejtuesi shqiptar 43-vjeç, i cili shoqëronte automjetin e vjedhur.

Hetimi në bashkëpunim me palën shqiptare zbuloi kalimin në Shqipëri edhe të 9 automjeteve të tjera, kryesisht të së njëjtës markë fuoristradë “Peuget”, të cilat ishin vjedhur në Greqi.

 

U identifikua shtetasi Maradona Cenolli 32 vjeç, i cili kryente trafikimin e mjeteve në Shqipëri përmes targave false, leje qarkullimi false dhe numër shasie të falsifikuar.

Vlera e secilit mjet llogaritët në 30.000 euro ndërsa dëmi total 300.000 euro. Nga 9 automjetet e vjedhura, 7 u sekuestruan nga policia shqiptare nga të cilat 6 në Korcë dhe 1 në Sarandë.

të fundit

Volvo paralajmëron dy modele të elektrizuara për fillimin e vjeshtës

Gjysma e parë e vitit 2026 për Volvo nuk ishte pikërisht e shkëlqyer, me shitjet me pakicë që ranë me…

1 minute ago

Botërori i ndryshoi planet Vozinhas, Colo-Colo bën ofertën për portierin

Vozinha është kthyer në një nga emrat më të përfolur pas paraqitjeve heroike me Kepin e Gjelbër në Kupën e…

15 minutes ago

Kosova kërkon nga BE-ja reagim më të ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe për “spastrim etnik”

Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe…

19 minutes ago

Dita e 49-të e protestës/ Deputetja Marjana Koçeku shfaqet në tubimin e vendosur para Kryeministrisë

Deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku është shfaqur në tubimin e vendosur para Kryeministrisë. Ajo është parë e shoqëruar nga…

23 minutes ago

Gashi: Fair Representation Law Will Be Put to a Vote When Conditions Are Right

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në një deklaratë për Alsat tha se ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do…

25 minutes ago

Uncertainty Over Formation of Institutions Continues as Constitutional Deadline Approaches

Derisa afati kushtetues po ecën, Kosova mbetet në një fazë pasigurie politike rreth formimit të institucioneve të reja. Diskutimet e…

26 minutes ago