shqiperi

Trafikantët dalin para gjykatës/ Lihen në burg 19 prej anëtarëve të grupit që kalonte klandestinët, mes tyre dy policë

Pas një seance maratonë, e nisur në orën 10 të mëngjesit të kësaj të diele, GJKKO la në fuqi masat e sigurisë për 24 personat e ndaluar, mes të cilëve 4 efektivë policie, dhe 2 të shpallur në kërkim lidhur me grupin kriminal që trafikonte klandestinë.

19 persona u lanë në “arrest në burg” , mes të cilëve dy prej efektive të policisë Altin Hasani dhe Edmond Braha , 3 të tjerë në “arrest shtëpie”, 2 “detyrim paraqitje” dhe 2 të tjerë shpallur në kërkim

Të lidhura

None found

Goditja e grupit kriminal u bë pas një hetimi për një periudhë 1 vjecare në kuadër të të cilit, u dokumentua aktiviteti kriminal i një grupi të strukturuar, i cili ishte i përfshirë në mënyrë aktive në trafikimin e personave dhe dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Hetimi i këtij rasti zbuloi aktivitetin e të paktën 5 subjekteve tregtare që ushtrojnë aktivitet në fusha të ndryshme biznesi, të cilët siguronin kontrata pune fiktive për shtetas, kryesisht nga Bangladeshi, vijonin me ndjekjen e aplikimeve për vizë, deri në pritjen e tyre në aeroportin e Rinasit, e gjitha kjo kundrejt pagesës 5000 euro.

Personat e përfshirë, për të përfituar para, shfrytëzonin nevojën e shtetasve të vendeve të tjera, që ishin në kërkim të një jete më të mirë, ndërsa bizneset në pronësi të disa prej personave në hetim, janë vënë në dispozicion të aktivitetit kriminal.

Hetimi u krye nga Policia e Shtetit, në rrethet Vlorë, Kukës, Fier, Durrës dhe Tiranë./vizionplus.tv

të fundit

Hansi Flick sinjalizon afrime të reja te Barcelona: “Mund të na mungojë diçka

Barcelona mund të bëjë ende disa përforcime para mbylljes së afatit kalimtar të verës, me trajnerin Hansi Flick që ka…

6 minutes ago

Arrestohet 45-vjeçari nga Gostivari, dyshohet se në gjendje të dehur ka keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten

Më 16.08.2026, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Gostivar kanë privuar nga liria personin I.T. (45) nga Gostivari. Pas një denoncimi…

11 minutes ago

Protesta e 78-të në Tiranë/ Diaspora i bashkohet marshimit drejt Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

Ka nisur marshimi drejt Kryeministrisë, në protestën e 78-të të zhvilluar në Tiranë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama…

11 minutes ago

Gjykata: Endrit Shala mori vendim pavarësisht konfliktit të interesit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka publikuar arsyetimin e plotë të aktgjykimit me të cilin ish-ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Endrit…

19 minutes ago

Nuk u ngjitën dot në pedalinë pas notit në liqen, Policia Kufitare u vjen në ndihmë 2 personave në Pogradec

Dy persona janë shpëtuar nga policia kufitare në qytetin e Pogradecit. Mësohet se policia kufitare ka ndërhyrë dhe ka ndihmuar…

22 minutes ago

Zjarri pyjor në Belgjikë afër kufirit, qyteteve gjermane u kërkohet evakuimi

Bashkia e një qyteti gjerman në kufi me Belgjikën u këshilloi banorëve të evakuojnë qytetin për shkak të një zjarri…

23 minutes ago