Categories: kosovë

Gjykata: Endrit Shala mori vendim pavarësisht konfliktit të interesit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë publik arsyetimin e plotë të vendimit me të cilin ish-ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Endrit Shala, është dënuar me dy vjet burgim për veprën penale të konfliktit të interesit.

Të lidhura

None found

Sipas vlerësimit të gjykatës, Shala nuk është tërhequr nga procesi i vendimmarrjes, ndonëse e dinte se e lidhte një marrëdhënie familjare me pronarin e biznesit që përfitoi nga vendimi i firmosur prej tij.

Në arsyetimin e aktgjykimit thuhet se ish-ministri ishte në dijeni si për lidhjen e krushqisë me pronarin e operatorit ekonomik, ashtu edhe për interesin financiar që mund të lindte si rezultat i vendimit.

Gjykata ka konstatuar se i pandehuri Endrit Shala e njihte plotësisht marrëdhënien e krushqisë me pronarin e operatorit ekonomik N. Sh. “E. I.”, që ushtronte veprimtarinë me emrin e biznesit V. S. T., si dhe përfitimin financiar që ky operator do të mund ta siguronte përmes vendimit të nënshkruar nga ai. Për këtë arsye, sipas gjykatës, përfshirja e Shalës në vendimmarrje ishte e qëllimshme dhe binte ndesh me detyrimet ligjore të funksionit të tij publik.

Çështja ka të bëjë me një vendim të marrë kur Shala ishte në krye të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë. Me atë vendim, biznesi “Euro Inspekt”, në pronësi të baxhanakut të tij, u përzgjodh për të kryer vlerësimin e konformitetit të karburanteve të naftës në Kosovë.

Gjykata ka arritur në përfundimin se ish-ministri duhej ta deklaronte interesin e tij dhe të mos merrte pjesë në procedurën e vendimmarrjes.

“Duke qenë person zyrtar dhe duke i ditur rrethanat që krijonin konflikt interesi, i pandehuri Endrit Shala ka marrë pjesë në një çështje zyrtare. Mosdeklarimi i interesit të personave të afërt me të, moslargimi nga procesi i vendimmarrjes dhe nxjerrja e një vendimi që krijoi mundësi për realizimin e interesit financiar të personit të afërt, sipas gjykatës, përmbushin elementet objektive dhe subjektive të veprës penale të konfliktit të interesit”, thuhet në aktgjykim.

Prokuroria Speciale kishte deklaruar se veprimi në fjalë i kishte mundësuar biznesit të baxhanakut të Shalës të pasurohej në mënyrë të kundërligjshme me rreth 732 mijë euro.

Dënimi ndaj ish-ministrit ishte shpallur në qershor, ndërsa arsyetimi i plotë i gjykatës është publikuar tani.

Në të njëjtën aktakuzë ishte përfshirë edhe ish-ministri Vesel Krasniqi, i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit të Komunës së Malishevës. Gjykata e ka ndarë procedurën ndaj tij nga rasti i Shalës, duke e arsyetuar këtë me nevojën për zhvillim më efikas të procedurës penale.

Gjatë periudhës kur ishin pjesë e Qeverisë së Kosovës, Shala dhe Krasniqi ishin anëtarë të subjektit politik Nisma.

të fundit

Nëse flas, rrezikoj pezullimin”: Mourinho nuk doli në konferencën për shtyp

Jose Mourinho ka vendosur të mos paraqitet fare në konferencën për shtyp pas fitores dramatike 1-0 të Real Madridit ndaj…

2 minutes ago

Tetori sjell skandale e sekrete: Antigona Kotorri parashikon çfarë i pret 12 shenjat e zodiakut (VIDEO)

Tetori me skandale e sekrete: Paralajmërimi i Kotorrit për 12 shenjat e horoskopit (VIDEO) — Klan Kosova [...]Read More...

3 minutes ago

Derbi Partizani-Tirana në “Arena Kombëtare”/ Policia njofton bllokimet rrugore dhe rrugët e tifozëve

Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të…

5 minutes ago

Papa Leone XIV do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri pas zbulimit të një gjëndre

Papa Leone XIV do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri në ditët në vijim, pasi gjatë kontrolleve mjekësore i…

8 minutes ago

VIDEO/ Tensione mes tifozëve të Partizanit dhe Tiranës pranë “Air Albania”, ndërhyn policia para derbit

Pamje nga përplasja mes dy tifozerive Partizani dhe Tirana do të përballen pasditen e sotme, në derbin e parë të…

9 minutes ago

Photo: sentenced to 50 years in prison for three murders in Shkodër, Valentin Ftoni arrested in New York after 25 years on the run

Një operacion ndërkombëtar mes Policisë së Shtetit dhe agjencive federale amerikane të zbatimit të ligjit ka çuar në pranga në…

21 minutes ago